Batoni prej betoni

Duhet të lëçisni

Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas

Prej 10 vitesh shqiptari nga Vlora Shaqir Kalaj ishte në kërkim nga policia italiane, pasi ishte një nga të arrestuarit e operacionit “Non plus...

Vdekja e 23 të moshuarve pasi u vaksinuan në Norvegji, OBSH nis verifikimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur verifikimet për vdekjen e 23 të moshuarve në Norvegji, pasi u vaksinuan kundër koronavirusit. OBSH është në kontakt me...

Lajm i keq nga Pfizer, kompania do të zvogëlojë përkohësisht dërgesat e vaksinave në Europë

Kompania amerikane Pfizer, që momentalisht është prodhuesi më i mad hi vaksinave kundër koronavirusit, ka marrë vendimin që të zvogëlojë përkohësisht dëgimin e dozave...

Futen në grevë tre zyrtarë të Kryeministrisë në Kosovë

Tre zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit në Kosovë kanë njoftuar se kanë hyrë në grevë. Këshilli Grevist që përbëhet nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari...

Batoni nuk di anglisht thotë Berati, por kjo nuk e pengon atë të hyjë në sallonet e politikës së madhe botnore, ku e paraqesin herë si këshilltar, herë si anëtar i delegacionit, herë si truprojë, herë nuk e paraqesin hiç.

Në televizion Batonin e na e tregojnë për gazetar që i rri afër, ngjit Ed’ Ramës. Një burrë që i rri ngjit një tjetri është vëllam, shok për kokë ose…

Batoni, tek rri në kafiqe shalëhapur me pantolla të shkurtra ngjyrë protokall ia mbush mendjen gjindjes se zgjidhja e Ballkanit varet, sak nga ky njeri shalëshqyer sikur me qenë gjimnast në qilimin e garës. Por, atij aq i bën, se ka folur me ambasadorin amerikan, ani se nuk mbllaçit inglish, ka komunikuar dora vetë me zotin Palmer, s’ka gjë që nuk e shkrep në gjuhën e tij, me zotin Pompeo flet, por më rrallë, me gjasë me alfabetin mors dhe e ka ujë me këshilltarin e Presidentit të SHBA, zotin Bolton, jo ai që këndon “To love somebody”, sepse këngën nuk e merr vesh, por zotit John ia njeh gjuhën teknike.

Batoni ka gjetur zgjidhjen si Arkimedi, kur doli rrugëve gollomesh dhe thërriste “Eureka!”. Zgjidhja e Batonit ka bekimin e Amerikës. Këtë thotë ai njeri sa në televizor, sa në kafiqe, sa në berberhanë, kudo që i japin zë. Por, kur e kundërshtojnë që kjo është një ide serbomadhe, që ia ka ënda Rusisë, ai të përmend ambasadorin, Palmerin, këshilltarin, vetë Donald Trump-in. Nuk ia thotë njeri atë punën e anglishtes, se të ndjek nga pas zëri bariton i Edi Ramës: “Sa i modh je vlla!”. Kaq mjafton që të kuptohet se Batoni ka të drejtë.

A nuk kishte të drejtë Batoni, kur shpalli që të vriten koalicionet në vitin 2017?

A nuk kishte të drejtë Batoni që bifteku “Skanderbeg” nuk e ka krroqen e vezës, aq të madhe sa bifteku “Krajl Nikolla”?

A nuk kishte të drejtë që të vritej “partia e çamëve”? Për ça duhen këta çamët?

A nuk kishte të drejtë Batoni, kur thotë që tava e kosit bëhet me kos?

A nuk kishte të drejtë për idenë që të shkarkohet Ilir Meta?

A nuk kishte të drejtë Batoni që kima me vezë e ka marrë emrin nga Kim Kardashian?

A nuk kishte të drejtë Batoni, kur të gjithë të hynë në burg, përveç atij burrit?

A nuk kishte të drejtë Batoni, kur dihet që flija e ka emrin kështu, se diçka duhet bërë fli?

A nuk kishte të drejtë Batoni që Zoran Zaev bën thashetheme në telefon?

Sepse, Batoni ka përherë të drejtë, por dikush t’i çojë të ndenjurat t’i japë një bardhak ujë, se i ka ngel fjala në fyt si shukat e gjelit të detit që ia presin kryt’ për Vit’ të Ri.

P.S. Ky shkrim është fiction. Përputhja me persona të vërtetë është krejt e rastësishme.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas

Prej 10 vitesh shqiptari nga Vlora Shaqir Kalaj ishte në kërkim nga policia italiane, pasi ishte një nga të arrestuarit e operacionit “Non plus...

Vdekja e 23 të moshuarve pasi u vaksinuan në Norvegji, OBSH nis verifikimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur verifikimet për vdekjen e 23 të moshuarve në Norvegji, pasi u vaksinuan kundër koronavirusit. OBSH është në kontakt me...

Lajm i keq nga Pfizer, kompania do të zvogëlojë përkohësisht dërgesat e vaksinave në Europë

Kompania amerikane Pfizer, që momentalisht është prodhuesi më i mad hi vaksinave kundër koronavirusit, ka marrë vendimin që të zvogëlojë përkohësisht dëgimin e dozave...

Futen në grevë tre zyrtarë të Kryeministrisë në Kosovë

Tre zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit në Kosovë kanë njoftuar se kanë hyrë në grevë. Këshilli Grevist që përbëhet nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari...

Dalin shifrat në 24 orët e fundit: Shumë raste të reja me COVID-19, ulet numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatën së COVID-19. Në 24 orët e fundit në...