Bashkia e Tiranës ka një plan investimesh për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit në qytet.
Ujësjellësi i Kanalizimeve kanë nisur nga puna për shtrimin e tubacioneve të reja në zona problematike të cilat kanë vuajtur për më shumë se 25 vite furnizimin me ujë.
“Nga Ali Demi deri në rrugën “Llazi Miho” në Kombinatit kolegët tanë të Ujësjellës Kanalizime Tiranë sigurohen që të ketë furnizim me ujë”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në Facebook.
Bashkia ka realizuar një sërë ndërhyrjesh të thella edhe në Bovillë apo në tubacionet kryesore të ujit të pijshëm drejt Tiranës.