Bashkia e Tiranës ka vënë në funksion të plotë linja e re e ujësjellësit, një investim i cili rrit kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët në rrugën “Ali Demi”.
Gjithashtu, ekipet e punës ndërtuan edhe linjën e re të ujësjellësit në rrugën “Pjetër Budi”, duke e rikthyer rrugën dhe ambientin përreth në situatën e mëparshme, pa penguar qarkullimin e automjeteve.
Hyrja në punë e linjave të reja që po ndërtohen në çdo cep të kryeqytetit, pritet të sjellë një ndryshim cilësor në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve.