Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Leximi “dëmton” rëndë shëndetin (Komentin)

Nga Media 0

Nga Ilir Hoxholli

Mbeta i shtangur, kur miku im Erion Kristo bëri një status nga ato të tipit të shakave të tij që unë i lexoj me kënaqësi. Shkruajti për Gertën si konspiracion humoristik pas lajmeve se Greta ishte e porositur dhe e gjitha ishte një skenar i përgatitur. Nuk dua të analizoj fare Gertën, por atë që rastësisht pashë. Portali newsbomb.al vazhdoi humorin e profesorit duke e botuar.

Portali me humorin e profesorit e quante Gertën pjesë e Sorosit, ndërsa komentet o Zot, nuk kam fjalë. Ofendime pafund në drejtim të Erionit dhe Gertës. Asnjeri nuk e kishte lexuar shkrimin, por ajo që më bëri të qaj dhe qesh ishte komenti mes profesorit dhe një gruaje që ofendonte qartë pa e lexuar shkrimin.

Profesori me humorin e tij e sqaronte komentuesen se a e kishte lexuar shkrimin, ndërsa ajo përgjigjej pa kërkuar falje që nuk besonte se profesori kishte shkruar keq. Ajo përsëri nuk e kishte lexuar shkrimin, përsëri nuk dëshironte ta lexonte, kishte dëshirë të komentonte atë që ajo kishte për qejf.

E ndërsa ky ishte vetëm një episod në shoqërinë shqiptare që hedh baltë mbi njerëzit e ndershëm si Erion Kristo, mua më trishton fakti që kjo që ndodh në botën virtuale po bëhet realitet në jetën e përditshme. Nuk di të qaj apo të qesh, të iki apo të rri në këtë vend që po ua merr frymën njerëzve, e nuk kam asgjë në dorë vetëm të lutem e të them, o Zot bëj mrekulli…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej