Bashkia e Tiranës do të dënojë lypësit dhe të pastrehët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia e Tiranës do të dënojë lypësit dhe të pastrehët

15:25 | 21/12/2018
në Uncategorized
0

Bashkia e Tiranës ka hartuar një projektvendim që parashikon gjoba për lypësit, të pastrehët apo për ata që fshijnë e pastrojnë xhamat e makinave në semafor.

Disa organizata të shoqërisë civile i kanë drejtuar një thirrje anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë, ku kërkojnë të mos miratohen disa pika të projektvendimit.

“Varfëria dhe të qënit i pastrehë nuk janë zgjedhje që njerëzit i bëjnë me dëshirë dhe askush nuk duhet të dënohet për këtë, qoftë edhe me gjobë”, thuhet në deklaratën e tyre, ndërsa i kujtojnë bashkisë se duhet të ofrojë të tjera alternativa.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Zgjidhje është të investosh në strehimin dhe mbështetjen sociale të këtyre personave, jo t’i dënosh sepse janë të varfër, jetojnë në rrugë dhe i vetmi burim i të ardhurave të tyre është kërkimi i lëmoshës”, thuhet në deklaratë.

Sipas këtij projektvendimi konsiderohen si kundravajtje që cënojnë moralin publik në të njëjtën mënyrë kërkimi i lëmoshës në mjedise publike dhe fshirja ose pastrimi i xhamave të makinave në semafor, si: Urinimi, defekimi apo të pështyrja në mjedise publike; Të bërtiturit me fjalë dhe shprehje vulgare apo kryerja e veprimeve me gjeste vulgare në mjedise publike; Veprimet apo sjelljet e çdo natyre që kanë për qëllim ngacmimin, fyerjen apo talljen ndaj njerëzve më aftësi të kufizuara, të moshuarve dhe të pambrojturve.

Pra, një person që kërkon lëmoshë në rrugë për të mbijetuar, e cënon njëlloj moralin publik në qytetin e Tiranës si një person që tall dhe fyen një të moshuar apo një person me aftësi të kufizuara, apo që urinon në ambiente publike.

Deklarata e plotë:
Thirrje drejtuar anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë të mos miratohen disa pika të projektvendimit mbi “Kontrollin e Territorit dhe përcaktimin e disa kundravajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në Bashkinë e Tiranës.”
Të nderuar Zonja/ Zotërinj Këshilltarë të Këshillit Bashkiak Tiranë,
Ju drejtohemi publikisht dhe me urgjencë për t’ju shprehur shqetësimin tonë në lidhje me disa pika të neneve të propozuara në projekvendimin “Për Kontrollin e Territorit dhe përcaktimin e disa kundravajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në Bashkinë e Tiranës.” Ne si organizata të shoqërisë civile jemi të mendimit se megjithë qëllimin e mirë që mund të kenë patur propozuesit e këtij projektvendimi, për të përmirësuar aspekte te jetësës në kryeqytet, disa amendamente bien në kundërshtim me standartet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut dhe ju kërkojmë të mos i miratoni ato.

Në lidhje me pikën 1 F të nenit 10 për ndalimin e lëmoshës:
Në projektvendim, Neni 10 ‘’Kundërvajtjet administrative kundër moralit publik’’, në pikën 1, f thuhet: “Kërkimi i lëmoshës në mjedise publike dhe fshirja ose pastrimi i xhamave të makinave në semafor” përbën kundravajtje administrative.
Sipas këtij projektvendimi konsiderohen si kundravajtje që cënojnë moralin publik në të njëjtën mënyrë kërkimi i lëmoshës në mjedise publike dhe fshirja ose pastrimi i xhamave të makinave në semafor, si: Urinimi, defekimi apo të pështyrja në mjedise publike; Të bërtiturit me fjalë dhe shprehje vulgare apo kryerja e veprimeve me gjeste vulgare në mjedise publike; Veprimet apo sjelljet e çdo natyre që kanë për qëllim ngacmimin, fyerjen apo talljen ndaj njerëzve më aftësi të kufizuara, të moshuarve dhe të pambrojturve. Pra, një person që kërkon lëmoshë në rrugë për të mbijetuar, e cënon njëlloj moralin publik në qytetin e Tiranës si një person që tall dhe fyen një të moshuar apo një person me aftësi të kufizuara, apo që urinon në ambiente publike. Këta persona janë njëlloj kundravajtës dhe gjobiten njëlloj. Pyetja që shtrojmë është: Si cënohet morali publik nga një person që kërkon lëmoshë?
Duke dënuar lypjen dënohet varfëria dhe rrezikohen të diskriminohen disa pakica të caktuara në shoqërinë shqiptare dhe për arsyet e mëposhtme ju kërkojmë që të mos e miratoni atë:
Kjo masë është diskriminuese, cënon lirinë e shprehjes dhe lirinë personale (të drejta kushtetuese) dhe nuk është proporcionale (parim kushtetues).
Kërkimi i lëmoshës mund të jetë burimi i vetëm i të ardhurave për disa persona. A e kalon testin e proporcionalitetit kjo masë nëse e drejta e kalimtarëve për të mos u shqetësuar në rrugë vendoset përballë të drejtës për të siguruar mbijetesën e personit që kërkon lëmoshë?
Nga një masë e tillë preken në mënyrë të ndjeshme komuniteti Rom, Egjyptian dhe të pastrehët. Edhe pse masa është e përgjithshme dhe aplikohet ndaj të gjithëve, të prekurit i përkasin kryesisht këtyre komuniteteve dhe kjo e bën këtë masë diskriminuese në mënyrë indirekte ndaj këtyre personave.
Për mendimin tonë, ky ndalim është absolut dhe atij i mungon detajimi i rrethanave në të cilat ndalohet kërkimi i lëmoshës në mjedise publike (p.sh kërkimi i lëmoshës nga ana e fëmijëve; kërkimi i lëmoshës në mënyrë agresive apo kërcënuese). Studime të thelluara mbi praktikën e Bashkimit Evropian tregojnë se megjithëse ka patur përpjekje për të marrë masa për ndalimin e kërkimit lëmoshë (jo domosdoshmërisht shpalljen e saj kundravajtje) ato janë rrëzuar të cilësuara edhe kundra moralit apo ligjeve themelore të shteteve.

P.sh edhe në vende si Francë, Gjermani, Itali, Skoci, ku u bënë përpjekje për ta dënuar kërkimin e lëmoshës gjykatat vendosur që ndalimi i lypjes është anti- kushtetues.1
Varfëria dhe të qënit i pastrehë nuk janë zgjedhje që njerëzit i bëjnë me dëshirë dhe askush nuk duhet të dënohen për këtë, qoftë edhe me gjobë. Implementimi i ndalimeve absolute apo vendosja e sanksioneve nuk janë zgjidhje. Zgjidhje është të investosh në strehimin dhe mbështetjen sociale të këtyre personave, jo t’i dënosh sepse janë të varfër, jetojnë në rrugë dhe i vetmi burim i të ardhurave të tyre është kërkimi i lëmoshës. Sigurisht që nuk është mirë që njerëzit të jetojnë në rrugë dhe të kërkojnë lëmoshë për të mbijetuar. Duke larguar njerëzit që jetojnë në rrugë e duke i ndaluar të kërkojnë lëmoshë, i bën ata të padukshëm dhe e fsheh problemin. Problemit duhet t’i jepet zgjidhje me masa parandaluese dhe që luftojnë shkaqet e problemit, varfërinë dhe jo paraqitjen apo dukjen e tij.

Lidhur me nenin 12 Kundërvajtjet administrative në fushën e infrastrukturës publike
Në nenin 12 thuhet: “Për aq sa nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative në fushën e infrastrukturës publike, këto veprime: … Pika 1, c Vendosje tabelash, pankartash, banderola pa leje. “
Ne kundërshtojmë pikën c, pasi bie në kundërshtim dhe njëkohësisht cënon legjislacionin për tubimet si edhe lirinë shprehjes. Mbajtja e banderolave, pankartave dhe tabelave përkohësisht, kur nuk shkakton shqetësime edhe pa marrë leje janë gjeste të mirëpranuara të kuadër të protestave paqësore edhe spontane.
Lidhur me pikën 5 të nenit 7 në fushën e hapësirës publike
Në lidhje me problemin shitësve ambulantë, ne si organizata të shoqërisë civile vazhdojmë të mos jemi dakort me masat administrative që janë tashmë në fuqi në lidhje me shitësit ambulantë. Pra qëndrimi ynë është kundër sanksioneve në vetvete. Ne rekomandojmë që:
• Bashkia Tiranë, para se të ndërrmarrë masa administrative ndaj shitësve ambulantë, duhet që të marrë parasysh situatën sociale dhe ekonomike të personit shitës ambulant dhe të familjes së tij/saj.
• Bashkia duhet të përpiqet të rregullojë situatën ekonomike të këtyre familjeve duke punësuar këto persona që përpiqen të fitojnë bukën e gojës për familjen e tyre dhe jo t’i gjobisë e t’u sekuestrojë mallin pa u interesuar për fatin e mjerë të banorëve të kësaj bashkie.
• Bashkia duhet të përkrahë dhe të mbështesë iniciativat e këtyre individëve për tu bërë pjesë e tregut, duke i lehtësuar në aspektin e taksave dhe tarifave deri në momentin e forcimit të sipërmarrjes së tyre të vogël, duke i lejuar të përdorin tregjet pa u detyruar të paguajnë tarifën fikse të bashkisë.
Lidhur me nenin 11 për kundërvajtjet administrative në fushën sigurisë
Pika e. e këtij neni thotë: Cënimi nëpërmjet bërjes së grafiteve ose shkrimeve, ndotjes me substanca të ndryshme apo me gërvishtja e ndërtesave private e publike apo objekteve të tjera publike, përveç rasteve kur kryhet në kuadër të veprimtarive artistike dhe me miratimin e strukturës përgjegjëse;
Si e cënon sigurinë publike “bërja e grafiteve ose shkrimeve” ? Gjykojmë se ky aspekt i nenit është i disproporcional dhe kufizon lirinë e shprehjes.
1 Criminalising homeless people – banning begging in the EU, European Association Working with the Homeless, Brussels, 2005

Lidhur me Nenin 11 për kundërvajtjet administrative në fushën e mjedisit
Pika 1, m “Kryerja e selektimit manual, kërkimit apo marrjes së mbetjeve të dorëzuara në kontejnerë,.”
Nga një masë e tillë do të preken në mënyrë të ndjeshme anëtarë të pakicave të komunitetit Rom, dhe Egjyptian dhe të varfër e të pastrehët të cilët nxjerrin të ardhura duke mbledhur materiale te riciklueshme. Edhe pse masa është e përgjithshme dhe aplikohet ndaj të gjithëve, të prekurit i përkasin kryesisht këtyre komuniteteve dhe kjo e bën këtë masë diskriminuese në mënyrë indirekte ndaj këtyre personave.
Për një çështje të ngjashme është shprehur edhe komisioneri për Mbrotjen nga Diskriminimi si edhe nga Avokati i Popullit. Praktikat e shkuara të ndjekura nga Bashkia e Tiranës kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës së përgjithsme dhe kushteve të jetesës së komuniteteve Rom dhe Egjiptian në kushtet kur nuk u sigurohen dhe ofrohen programe punësimi të përhershme dhe punohet me ta për të shtuar përfshirjen sociale. Për më shumë ju lutemi t’i referoheni shqyrtimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit drejtuar Komisionit Evropian Kundër Racizmit dhe Intolerancës ku përmblidhen aktet dhe çeshtja e sipërpërmendur.
http://www.ahc.org.al/wp-content/uploads/2017/09/20170912163630881.pdf
Duke shpresuar dhe besuar në mirëkuptimin tuaj, ju kërkojmë të mos i miratoni këto pika të këtyre neneve.
Për më shumë informacion ju lutemi të kontaktoni përfaqësues të organizatave të listës së mëposhtëme.
_________________
Kjo deklaratë mbështetet nga organizatat: Qendra T’Reja, Levizja Rinore Egjiptiane Rome, Civil Rights Defenders, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Qendra për Arsim Cilësor, Shërbimi Ligjor Falas Tirane – TLAS, Res Publica, Rromano Kham, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri-AWEN.

Etiketa: Bashkia Tiranelemoshevarferi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rama: Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet

Rama: Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

12:48 | 15/05/2026
Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

12:38 | 15/05/2026
Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

12:30 | 15/05/2026
Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

12:20 | 15/05/2026
Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

12:10 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –
  • Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –
  • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka paraqitur gjatë një konference shtypi të tjera dokumente në lidhje me provat e sajuara të SPAK për ish presidentitn Meta. “|SHBA rrëzoi zyrtarisht akuzën për lobim të paligjshëm, por SPAK e fshehu përgjigjen për muaj me radhë”. Kështu deklaroi Blushi gjatë daljes për mediat. Lexo edhe: Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!? Deklrata e plotë: Akuza kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD të tij për një foto të pabërë me Presidentin Trump tashmë, që shërbeu si justifikim për rrëmbimin e tij mafioz në 21 Tetor të vitit 2024, tanimë është rrëzuar zyrtarisht edhe nga SPAK. Por mbështetur si përherë vetëm mbi prova dhe fakte ligjore, sot do t’u provojmë të gjithë shqiptarëve rrugën kriminale që ndoqi Edi Rama dhe Charles McGonigal, jo vetëm për mbarsjen e kësaj akuze, por edhe për helmimin e opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar ndaj Z. Meta. Historia mafioze, nis me shkrimin e sponsorizuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigali në gazetën “Mother Jones” të George Sorosit më 25 prill 2018, ku për herë të parë gjoja u zbulua se Z. Meta kishte paguar, sipas kësaj reviste, 1 milion USD për foton e pabërë me Presidentin Trump, duke përdorur sipas tyre një kompani guackë “Dorelita” të një greko-amerikani. Kujtojmë se ky shkrim u riprodhua në atë kohë me shpejtësi në të gjitha mediat dhe portalet e kapura nga Edi Rama dhe të financuara prej tij me paratë e ndyra të inceneratorëve. Por 4 vite pas këtij shkrimi, pothuajse i njëjti shkrim riciklohet, por kësaj here në gazetën spekulative austriake “Kronen Zeitung”, e cila në faqe të parë, në 16 maj 2022, me titullin “Krimi i një Presidenti”, pra theksoj 2 muaj para se Z. Meta të mbaronte mandatin si President i Republikës dhe ti rikthehej politikës aktive, kjo gazetë spekulative, rikthen të njëjtën akuzë të sponsorizuar të lobimit prej tij të 1 milion dollarëve për gjoja foton e pabërë me Presidentin Trump, shkrim i cili në atë kohë gjeti jehonë edhe në disa media greke. Pa kaluar as dy javë nga ky shkrim, më 10 qershor 2022, ish-deputeti i Edi Ramës apo siç e quan ai sot “ballisti im më i mirë”, Halit Valteri, bën kallëzimin në SPAK kundër Z. Meta duke pretenduar, sipas tij, se midis kompanisë “McKeon Group” dhe Kryetarit të LSI-së ishte lidhur një kontratë lobimi e financuar, sipas tij, me para që burimin kryesor e kishin nga korrupsioni. Tre muaj më vonë, më 9 shtator 2022, SPAK i dërgon një letërporosi autoriteteve amerikane dhe u kërkon sqarime lidhur me kontratën e lobimit LSI

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com