• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Vendi qeveriset nga grabitës me kostum, asgjë grabitësit me maska

18:54 | 11/07/2016
në Uncategorized
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi në lidhje me grabitjen e një banke në Vlorë. Kur vendin e qeverisin grabitës me kostum do të ketë edhe grabitje të tilla.

Vjedhja e sotme është e katërta në harkun e 18 muajve dhe për kreun demokrat përveç miliona eurove që avullojnë çdo ditë, më e rëndësi është rënia e çdo standardi sigurie.

Lexo edhe

Do të ta dhuroj unë apartamentin të jetosh me Kiarën –

Tërmet i fuqishëm pranë Turqisë –

‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

Basha: Kur një grup i armatosur e me maska futet në mes të ditës në territorin që duhej të ishte më i blinduari në vend, në pistën e avionëve të aeroportit ndërkombëtar, kur me lehtësi e me shpërfillje kriminelë të armatosur, hyjnë në mes të ditës në një bankë që është një objekt i ruajtur mirë, në sheshin kryesor të qytetit, a mund të përfytyrohet se sa i sigurtë është një qytetar në rrugë, në punë, në banesën e tij.

Qytetari nuk ka më se ku të besojë. Ligji ka rënë, rendi e siguria publike po e po. Ai ka vetëm një shpresë për momentin.  Duhet t’ia dijë për nder varfërisë së tij. Vetëm varfëria e mbron nga grabitja me maska. Siç është pjesa dërrmuese e popullsisë sot. Ka kaluar më parë qeveria aty, ndaj s’kanë më ç’të marrin. Çdo kush tjetër që ka një biznes, një dyqan, një lokal, një punishte, një rrobaqepësi, një furrë buke, apo që mund të ketë kursime, është i kërcënuar.

Arsyeja kryesore e grabitjeve me armë në mes të ditës është se sigurinë që nuk e kanë më qytetarët e vendit, e ka krimi. Krimi është sot më i sigurt se kurrë më parë, sepse krimi ka kapur të vetmin armik që mund të ketë, të vetmen instancë para të cilës zmbrapset, që është qeveria, që është kryeministri, ministri i brendshëm dhe krerët më të inkriminuar të policisë së shtetit në këto 25 vite.

Po kur vendi grabitet çdo ditë nga qeveritarë grabitqarë, që vjedhin në dogana, në tatime, në tendera e koncesione, e plaçkitin më tej edhe më shumë, duke u marrë qytetarëve qindarkën e fundit me rritje taksash, me gjoba, me fatura e tarifa të larta, a nuk është kjo një thirrje për çdo grabitës,a nuk është një legalizim i grabitjes.

Ku ndryshon një bandë grabitësish me maska e me armë, nga banda e grabitësve me kostum e Edi Ramës, Ben Ahmetajt, Tahirit, Gjiknurit, Beqajt, Bushit, Rroshit e kështu me radhë.

Banda e grabitësve me maska është më e vogël dhe vjedh më pak. Ja ky është ndryshimi.

Koha e grabitësve me maska dhe e grabitësve me kostum qeveritari po sos. Ndaj është shtuar zullumi, me parullën “kap ca t’kapim”.

Ne do të rikthejmë ligjin dhe forcën e ndëshkimit. Do të shtypim pa hezitim krimin e çdo përçapje të tij. Ne do të rikthejmë sigurinë publike në vend.

Sepse ne kemi zgjedhur qytetarët, e jo trafikantët.

Kemi zgjedhur qytetarët, jo banditët.

Kemi zgjedhur qytetarët e jo rrëmbyesit, përdhunuesit e vrasësit.

Grabitësit në rrugë e grabitësit në zyra, do të kenë të njëjtin fat. Do bashkohen aty ku ligji dhe drejtësia e pa kapur u rezervon vendin.

 

Të Lidhura

Do të ta dhuroj unë apartamentin të jetosh me Kiarën –

Do të ta dhuroj unë apartamentin të jetosh me Kiarën –

nga 27
10:55 | 24/03/2023
0

Qetsori e shikon veten si pretendent për finalist, madje edhe si fitues i këtij edicioni të Big Brother Vip 2....

Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Tërmet i fuqishëm pranë Turqisë –

nga 27
10:51 | 24/03/2023
0

Një tërmet me magnitudë 5.6 është regjistruar në orën 06:16 në Khoy të Iranit. Sipas të dhënave të siguruara nga...

‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

nga 27
10:31 | 24/03/2023
0

I ftuar ditën e sotme në Wake-Up ka qenë Robert Aliaj, babai i Kristit, banor i Big Brother VIP2. Roberti...

Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

nga 27
10:27 | 24/03/2023
0

Punonjësit e Portit të Shëngjinit janë ngritur sërish në protestë, pasi pretendojnë se nuk kanë marrë pagat për gati 3...

Para
Arrestohet Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve për korrupsion në tenderat për ushqime

Arrestohet Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve për korrupsion në tenderat për ushqime

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do të ta dhuroj unë apartamentin të jetosh me Kiarën –

Do të ta dhuroj unë apartamentin të jetosh me Kiarën –

10:55 | 24/03/2023
Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Tërmet i fuqishëm pranë Turqisë –

10:51 | 24/03/2023
‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

10:31 | 24/03/2023
Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

10:27 | 24/03/2023
Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

10:13 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Do të ta dhuroj unë apartamentin të jetosh me Kiarën –
  • Tërmet i fuqishëm pranë Turqisë –
  • ‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –
  • Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –
  • Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –
  • Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do të ta dhuroj unë apartamentin të jetosh me Kiarën –
  • Tërmet i fuqishëm pranë Turqisë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com