• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohet Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve për korrupsion në tenderat për ushqime

19:17 | 11/07/2016
në Uncategorized
0

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për zv.drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi, i dyshuar për korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë…, si edhe për administratorët e 4 kompanive private, të dyshuar për korrupsion aktiv, gjatë procedurave të prokurimit publik për blerje ushqimesh për burgjet në Shqipëri.

Prokuroria e Krime të Rënda nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në referim përcillej informacioni se disa kompani private, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, përfshiheshin në mënyrë fiktive në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas informacionit paraprak, dyshohej se këto kompani private realizonin qëllimin e tyre duke bashkëpunuar me zv.Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve.

Lexo edhe

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin, në bazë të të cilit rezultoi si vijon:

Administratorët e kompanive Dogel, Vllaznia, M.B.Kurti dhe Nelsa, konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.

Nga hetimi ka rezultuar se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakort për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentat e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata benin. Administratorët e këtyre shoqërive paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi. Shoqëritë, të cilat pranonin të përpilonin dokumentacion për të mos fituar, përfitonin duke lidhur kontrata formale dhe jo formale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontraktorit me njërën nga shoqëritë fituese.

Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të provojë me fakte konkrete se administratorët e kompanive kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt “Blerje bulmet dhe veze, e cila ka datë lidhje kontrate 31.05.2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936. Për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milion lekë të reja te zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit.

 

Personi i dyshuar, Iljaz Labi, ka mbajtur në mënyrë kontakte dhe ka zhvilluar takime të vazhdueshme me personat nën hetim, Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, duke kërkuar prej tyre përfitim për procedurën e prokurimit të datës 31.05.2016, edhe pse kontraktuesi është subjekti “Nelsa, me administrator shtetasin Nexhmi Balla. Nga veprimet e tij, del qarte dijenia për kryerjen e procedurës së prokurimit në mënyrë fiktive. Detyra funksionale e tij është pjesë e zinxhirit përkatës që nga fillimi i nisjes së procedurës së prokurimit dhe deri ne lidhjen e kontratës.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë arrest në burg, gjë e cila u pranua nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda, për shtetasit, si më poshtë:

 

Iljaz Labi, me detyrë zv.Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Elidjan Laskaj, administrator i shoqërisë Dogel

Ylber Kalaja, administrator i shoqërisë Vllaznia

Shemsi Sinani, administrator i shoqërisë M.B.Kurti

Nexhmi Balla, administrator i shoqërisë Nelsa

 

Vendimet e Gjykatës për Krime të Rënda janë ekzekutuar pasditen e së Hënës (dt.11.07.2016) nga ana e forcave të Policisë së Shtetit

 

Ndërkohë, në hetim janë edhe disa procedura të tjera prokurimi publik, të zhvilluara në periudhën janar-mars 2016, të përfituara nga i njëjti grup personash,.

 

Të Lidhura

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

nga 27
23:20 | 31/03/2023
0

Ata u martuan në qershor të vitit 2022, por tashmë Sam Asghari dhe Britney Spears besohet se po kalojnë disa...

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

nga 27
23:14 | 31/03/2023
0

Uji i pijshëm, është një problem ende i pazgjidhur në një pjesë të madhe të territorit të vendit. Përjashtim nuk...

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

nga 27
23:10 | 31/03/2023
0

Amerika është një vend me një popullsi shumë të stresuar. Sipas Institutit Amerikan të Stresit, edhe para pandemisë 94 për...

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

nga 27
23:00 | 31/03/2023
0

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi të premten një paketë ndihme prej 15.6 miliardë dollarësh të nënshkruar më 21 mars...

Para
Manjani: Të shkarkohet menjëherë zv/drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Manjani: Të shkarkohet menjëherë zv/drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

23:20 | 31/03/2023
4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

23:14 | 31/03/2023
Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

23:10 | 31/03/2023
FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

23:00 | 31/03/2023
Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

22:50 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –
  • Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –
  • FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –
  • Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –
  • Po sa sëmurën fëmijët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com