Një urim për të gjithë shqiptarët në këtë Vit të Ri ka ardhur këtë mesditë dhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha ka uruar përmes një videoje në Facebook, ku përcjell urimet më të ngrohta dhe të përzemërta për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre kudo ndodhen.
“Gëzuar Vitin e Ri 2018. Urimet më të ngrohta dhe të përzemërta për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre kudo që ndodhen. Qoftë 2018 një vit i mbarë për ëndrrat dhe shpresat e gjithsecilit prej jush”, shkruan Basha.