Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Basha i uroi suksese Haradinaj në detyrën dhe e siguroi Haradinaj për mbështetjen e plotë e të gjithanshme të Partisë Demokratike në rrugën e integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës, dhe në përballimin e sfidave të tjera.
“Integrimi europian dhe euroatlantik i Kosovës, është në interes të sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm të Kosovës, por të mbarë rajonit”, u shpreh Lulzim Basha.
Basha dhe Haradinaj u ndalën në rolin që Partia Demokratike me autoritetin që gëzon në Kosovë, mund të luajë në drejtim të zhvillimeve pozitive edhe të vetë politikes aty, në bashkëpunim me të gjithë spektrin politik kosovar.