Basha takon emigrantin e kthyer për zgjedhje: Nga Gjermania apostafat për të bërë ndryshimin

Lexo edhe

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka premtuar një qytetari se do e mundësojë votën e emigrantëve në mënyrë elektronike kur të vijë në qeveri, pasi akuzoi mazhorancën se për votën emigrantëve e pamundesoi ajo me hile.

Një prej qytetarëve i tha Bashës se kishte ardhur nga Gjermania përta votuar, teksa lideri demokrat siguroi se së shpejti emigrantët dhe shqiptarët e diasporës do të mund të votojnë në mënyrë elektronike.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej!
Qytetari: Nga Gjermania apostafat me bë ndryshimin.
Lulzim Basha: Të lumtë goja! Kur ke ardhur?

Qytetari: Ka 3 ditë.
Lulzim Basha: Shumë mirë! Sa më shumë të kthehen, se kësaj radhe e bën me hile e pamundësuan votën e emigrantëve. Dhe unë sot po të them ty dhe çdo emigranti shqiptarë, qeveria jonë do bëjë realitet. Me votimin elektronik, çdo shqiptarë do mund të votojë, përfshirë të gjithë shqiptarët e diasporës. Të gjithë bashkë më 25, numrin 9.

 

Të Lidhura

Para