Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama është kthyer në rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e familjeve shqiptare.
Me një shënim në “Facebook”, kryedemokrati tregon se Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet me ndihmën e një bande kriminelësh.
Ai ka hedhur akuza për kryetarin e ri të Kamzës, Rakip Suli, i cili u betua sot para kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në ambientet e shkollës “Ibrahim Rugova”. Ai përmend edhe emra të tjerë nga radhët e PS, që sipas tij kanë probleme të theksuara me ligjin, duke shtuar se Rama dhe krimi janë bërë njësh. Sipas kryedemokratit, pa larguar Edi Ramën qytetarët do të mbesin peng i krimit dhe i bandave.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/489148114981709?s=100035130437147&v=e&sfns=mo