Basha publikon kartelat kriminale të 27 bashkëpunëtorëve të Ramës (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha publikon kartelat kriminale të 27 bashkëpunëtorëve të Ramës (film)

14:27 | 17/08/2019
në Kryesore
0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka publikuar sot me video, kartelat kriminale të 27 bashkëpunëtorëve politikë të kryeministrit Edi Rama, duke filluar nga Valdrin Pjetri, Pjerin Ndreu, Artur Bushi etj.

Basha shprehet: “Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!”

Mesazhi në video

Read more

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh, që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Valdrin Pjetri i Shkodrës, i dënuar për trafik droge, pastrues parash me hotele, dyqane dhe aktivitete të tjera. Edi Rama e mbron atë nga zbatimi i ligjit antimafia!

Njësoj si Elvis Roshin, Vangjush Dakon Qazim Sejdinin!

Pjerin Ndreu në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003. I larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjimet e manipulimit zgjedhor në dosjen 184, nuk dënohet, por kandidohet dhe mbrohet nga Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës, trafikant droge në Itali, Edi Rama e rikandidoi për herë të dytë si kryebashkiak.

Dionis Imeraj i bandës së Ymer Lalës në Dibër dhe Valbona Sako e bandës Dako-Avdylaj në Durrës, të dy të kapur në përgjimet e dosjes 184 të vjedhjes së votave të Dibrës, mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Elton Arbana i bandës së Avdylajve, i kapur në përgjimet e dosjes 184, në vend të ndjekjes penale, mbrohet dhe kandidohet nga Edi Rama për kryebashkiak në Shijak.

Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Klement Ndoni i Këlcyrës, trafikantë droge. Në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen nga Edi Rama.

Agim Kajmaku, i dënuar në Greqi. Edi Rama e kandidon si kryebashkiak në Vorë.

Rakip Suli i Kamzës, deputeti i kapur në vjedhje flagrante me kontrata shtetërore, në vend të ndjekjes penale dhe sekuestros financiare mbrohet dhe promovohet nga Edi Rama.

Liman Morina i Hasit, ish prefekt në Kukës, i kapur me video duke blere vota, në vend që ta çojë në burg, Edi Rama e çon në bashki.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, garantues i pastrimit të parave të krimit shqiptar në Belgjikë, bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës për pastrimin e parave dhe marrjen e tenderave prej tyre, përfaqësues politik i bandave të Elbasanit.

Jurgis Çyrbja, deputet i Durrësit, PS, përfaqësues politik i bandës së Emiljano Shullazit, mbrohet nga Edi Rama.

Rrahman Rraja, deputet i Fushë Krujës, bos i  krimit në zonën e Krujës, koka e një klani të trafikut të drogës, vjedhës zgjedhjesh.

Ulsi Manja, kreu i komisionit të ligjeve, i kapur në përgjimet e dosjes 184 dhe i përfshirë në dosjen e pastrimt të parave të drogës me Toyota Yaris.

Damian Gjiknuri, ish ministër, deputet i Vlorës, koka e operacionit për vjedhjen e votave në Dibër, i kapur në përgjimet e dosjes 184, në skandalin 40 milion euro të Unazës së Re, në vjedhje të mëdha dhe tentativë për pastrim parash në SHBA, nuk është në burg, por krahu i djathtë i Edi Ramës për zgjedhjet.

Alket Hysenaj, deputet i Sarandës, vjedhës i pronave në bregdet, pastrues parash i korrupsionit.

Paulin Sterkaj, deputet i Malësisë së Madhe, PS, në dokumentat e SHISH rezulton i përfshirë në trafikun e drogës dhe të prostitucionit në kohën kur ishte shef i Komisariatit të policisë së Lezhës.

Tom Doshi, deputet i Shkodrës, i shpallur non grata nga SHBA, financuesi kryesor i Edi Ramës në opozitë, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës

Reme Lala, deputete e Dibrës, e bija e Ymer Lalës kokë e krimit të organizuar dhe mik i Edi Ramës, me rol kyç në dosjen 184 në vjedhjen e votave në Dibër.

Ilir Ndrazhi, deputet i Shijakut, PS, përfaqësues politik i bandës së Avdylajve, trafkantë ndërkombëtarë droge, pjesë e dosjes 339 për vjedhjen e votave në Durrës me Vangjush Dakon.

Luan Harusha – deputet i Shkodrës, i lidhur me bandën kriminale të Bajrave, që blejnë vota për Edi Ramën.

Edi Rama po i mbron dhe promovon njësoj siç mbrojti dhe promovoi:

Arben Ndokën

Mark Frrokun

Armando Prengën

Saimir Tahirin

Fatmir dhe Geron/Agron Xhafaj

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shqipëria si Europa! Rama ik!”

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/717886505303132/

Etiketa: 27 politikanë të PSedi ramaItaliKryetari i PD-sëLulzim Bashatrafikant droge

Të Lidhura

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

nga 27
21:00 | 13/03/2026
0

Ndërpritet përkohësisht ndeshja mes Vllaznisë dhe Egnatias në Rrogozhinë. Skuadra e Tetovës braktisi fushën e lojës në minutën e 71-të,...

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

nga 27
20:30 | 13/03/2026
0

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

nga 27
20:02 | 13/03/2026
0

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –

nga 27
19:46 | 13/03/2026
0

Një prej personave të kërkuar nga SPAK nën dyshimin si i përfshire në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Anglisë...

Para
“Kam frikë nga plakja… rrudhat”, rrëfimi i Fatos Baxhakut në vitin 2014

"Kam frikë nga plakja… rrudhat", rrëfimi i Fatos Baxhakut në vitin 2014

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

21:00 | 13/03/2026
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

20:30 | 13/03/2026
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

20:02 | 13/03/2026
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –

19:46 | 13/03/2026
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë –

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë –

19:22 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –
  • “Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –
  • Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –
  • SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –
  • Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë –
  • Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –
  • “Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com