Basha prezanton programin për bujqësinë: 100 mln euro në vit për fermerët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha prezanton programin për bujqësinë: 100 mln euro në vit për fermerët

12:41 | 12/02/2021
në Kryesore, Shqiperi, Uncategorized
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka prezantuar sot në mesditë programin për bujqësinë, teksa e ka cilësuar si një plan serioz pune që do ta ndryshojë Shqipërinë për mirë.

Ai theksoi se mbi këtë program është punuar për 2 vite me radhë me specialistët më të mirë të vendit.
“Kemi folur dhe diskutuar me fermerët, të vjetër e të rinj, nga jugu në veri, që na kanë thënë se si mund dhe si duhet t’i ndihmojë qeveria. Këto janë plane konkrete, janë angazhime ndaj jush, nuk janë premtime boshe. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me premtimet boshe”, deklaroi Basha.

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR BUJQËSINË, SHQIPËRIAFITON, NGA KRYETARI I PD, LULZIM BASHA
Të nderuar profesor, doktor të shkencave, ekspertë, anëtar të grupit të punës që ndodheni sot në sallë. Qindra të tjerë që na keni mbështetur më shumë se dy viteve punë, dua t’ju përshëndes të ghithëve dhe t’ju falenderojë që po na ndiqni dhe jeni sot me ne fizikisht apo virtualisht. ua ta nis me një pyetje:
Si ka mundësi që gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij, Edi Rama u ka kthyer kurrizin fermerëve. Burrave dhe grave që punojnë dhe jetojnë me bujqësi në Shqipëri?
Përfitojnë vetëm një grusht njerëzish që janë të lidhur me të, të gjithë të tjerët janë lënë në harresë 8 vite pa asnjë mbështetje.
Siç e di çdokush, bujqësia mbetet ndër sektorët më jetik të vendit tonë!
Javët e fundit ju kam prezantuar plane pune që do ta ndryshojnë Shqipërinë për mirë, që nga çasti që do të largojmë Ramën.
E kam thënë çdo herë dhe po jua përsëris edhe sot:
Këto janë plane konkrete. Janë angazhime ndaj jush.
Nuk janë premtime boshe. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me premtimet boshe.
Siç ju kam thënë në prezantimet e planeve tona të punës, ne nuk na duhet pushteti, nëse nuk i realizojmë angazhimet e marra. Pushteti është vetëm mjeti ynë për të arritur qëllimin e përbashkët: Një Shqipëri më të mirë për të gjithë.
Prandaj “Shqipëria Fiton Bujqësinë” është një plan serioz pune, mbi të cilin kemi punuar për 2 vite me radhë me specialistët më të mirë të vendit!
Kemi folur dhe diskutuar me fermerët, të vjetër e të rinj, nga jugu në veri, që na kanë thënë se si mund dhe si duhet t’i ndihmojë qeveria.
I kam takuar fermerët kudo nëpër Shqipëri, nga Myzeqeja në Devoll, nga Malësia e Madhe dhe Nën-Shkodra në Xarrë.
Më kanë treguar se si qeveria në ikje i ka lënë pas dore, se si nuk subvencionohet puna e tyre në bujqësi, se si i ka dëmtuar mbjellja e kanabisit në të gjithë vendin, se sa i madh është korrupsioni me investimet publike në zonat rurale, se si janë mbyllur e vazhdojnë të mbyllen shërbimet elementare për banorët në fshatra, siç janë shkollat, qendrat shëndetësore dhe të tjera.
Të gjitha këto bashkë e kanë bërë më të vështirë, më rraskapitëse dhe më të shtrenjtë jetën e fermerit shqiptar.
Shumëkush është shtyrë të mendojmë: “Kështu e kanë këto punë, s’ka si të jetë ndryshe. ”
Por në fakt mund dhe do të jetë krejt ndryshe.
Dhe kjo varet vetëm nga ne.
Objektivi ynë është t’i kthejmë fshatrat dhe zonat rurale të vendit, nga të harruara e tërësisht të braktisura nga qeveria aktuale, në faktorë zhvillimi.

Read more

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

’i kthejmë ato në mundësi që ofrojnë punësim, mirëqenie dhe standarde më të larta jetese.
Këtë do ta arrijmë duke mbështetur ekonominë e fermerëve dhe sipërmarrësve të këtij sektori, dhe cilësinë e shërbimeve për ta dhe familjet e tyre, siç janë arsimi dhe shëndetësia.
Ne do t’i japim fund një paradoksi të thellë makroekonomik dhe social, i cili fatkeqësisht mbizotëron prej një kohe të gjatë. Shqipëria, me kushtet ideale të klimës, me resurse kaq të mëdha natyrore për prodhimin e mjaftueshëm të produkteve ushqimore, ka shkallën më të ulët të plotësimit te nevojave të tregut të brendshëm dhe importon afërsisht 1 miliard euro produkte ushqimore çdo vit, për konsum dhe për lëndë të parë për industrinë agropërpunuese.

Me përkushtim për fermerët shqiptarë, ju prezantoj sot disa nga angazhimet e planit tonë të punës “Shqipëria Fiton Bujqësinë”.
Unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë Euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë Euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian.
Mbështetja direkte me para në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori, do të ulë shpenzimet e fermerëve për mekanikën bujqesore, pajisjet e mekanizimit, imputet bujqësore bazë, plehrat kimike, farërat, fidanet, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimeve etj.
Si rezultat, njësoj si fremerët e vendeve fqinjë, nga Kosova në Maqedoninë e Veriut fermeri shqiptarë nuk do të rropatet më për bukën e gojës apo edhe më keq të zhytet në borxh me çdo cikël kultivimi dhe prodhimi të pashitur, apo të shitur nën kosto.
Fermeri shqiptarë do të arrijë të shesë prodhimin e tij dhe të të dalë me fitim, me para në xhepin e tij, para për vete dhe për familjen e tij. Ne do t’i transformojmë fermat shqiptare në biznese fitimprurëse!
Asnjë fermer, bujk apo blegtor, akuakulturë apo bletari, nuk do të mbetet pa mbështetje.
Ne do të zhbëjmë burokracinë korruptive dhge frenuese dhe do t’ju mundësojmë të gjithë fermerëve që të kenë lehtësi në punën e tyre, pa ua zhytur dorën thellë e më thellë në xhep për t’iu marrë edhe qindarkat e fundit. E përsëris zotimin tim, angazhimin që do ta bëjmë realitet menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
I vetmi dokument me te cilin fermeri do te paraqitet për të perfituar mbeshtetje finanaciare, do te jete karta e identitetit, numri unik i të cilës do të shërbejë edhe si NIPT-i i fermerit.
Taksa e tokës do të zerohet për të gjithë fermerët që e punojnë tokën e tyre.
Unë angazhohem për aksesin e plotë e të lirë në tregje, çmontim monopleve të tregjeve dhe heqjen e çdo pengese që fermeri të arrijë ta çojë prodhimin në treg. Pa gjoba dhe pengesatë shpikura për t’ju rrjepur qindarkën e fundit.
Do të fuqizojmë aksesin në tregjet e huaja, duke ngritur Agjencinë e Promovimit të Eksporteve Shqiptare. Asnje kilogram prodhim i pashitur, i dëmtuar, apo i hedhur nga fermerët”. mbështetje e fermerëve për promovimin, marketingun, identifikimi i tregjeve dhe kërkesave për eksport, mbështetja për implementimin e standardeve të cilesisë dhe sigurisë, do të garantojnë tregun për çdo prodhues dhe çdo përpunues vendas.

“Shqiptarët do të blejnë në treg ushqime plotësisht të sigurta”. Motoja jonë do të jetë: “Produkt i kontrolluar dhe i sigurtë për konsumatorin, treg i sigurtëpër çdo shqiptarë”.Ne do t’i kthejmë Shqipërisë besimin te zhvillimi rural dhe te bujqësia!
Duke luftuar emigrimin dhe shpopullimin e fshatit shqiptar.
Për këtë qëllim ne do të mbështesim me përparësi dhe vëmendje të veçantë fermat dhe sipërmarrjet e krijuara nga të rinjtë e diplomuar në arsimin e mesëm profesional dhe atij të lartë në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit”.
Duke nxitur mbi të gjitha të rinjtë për të investuar në fshat përmes granteve dhe përfitimeve fiskale.
Duke ofruar më shumë bursa dhe arsim profesional për sektorin. Duke investuar në arsim, shëndet dhe infrastukturë rrugore në çdo fshat, që çdo familje shqiptare ta ngrejë të ardhmen e saj aty ku jeton.
Ky është plani ynë.
Ne besojmë tek ai dhe unë jam i bindur për zbatueshmërinë e tij.
Përmirësimi i jetës së fermerëve, sjell përmirësimin e jetës për ne të gjithë; për konsumatorët, për ekonominë shqiptare, për të ardhmen e Shqipërisë.
Plani që po ju prezantojmë sot nuk është thjesht angazhimi ynë ndaj jush, fermerëve shqiptarë.
Është angazhimi im ndaj vendit tonë.
Është saktësisht ajo që do të bëjmë realitet.
Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të sjellim ndryshim dhe shpresë për çdo shqiptarë.
Ju falemnderit!

 

Etiketa: fermeretLulzim BashaPDProgrami për Bujqësine

Të Lidhura

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

nga 27
21:02 | 25/12/2025
0

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”....

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

nga 27
20:52 | 25/12/2025
0

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”....

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

nga 27
20:12 | 25/12/2025
0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i...

Para
Programi për bujqësinë, ekspertja e PD: Do përjashtohen nga detyrimet fiskale për 3 vitet e para të aktivitetit, të gjitha sipërmarrjet e krijuara nga të rinjtë

Programi për bujqësinë, ekspertja e PD: Do përjashtohen nga detyrimet fiskale për 3 vitet e para të aktivitetit, të gjitha sipërmarrjet e krijuara nga të rinjtë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com