Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur senatorit amerikan John McCain, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.
Basha ka komentuar takimin duke thënë se ishte kënaqësi dhe nder i veçantë takimi i sotëm me senatorin John McCain, një mik i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve.
Basha ka vlerësuar përpjekjet e zyrtarit të lartë amerikan për kauzat fisnike të shqiptarëve.
“Heroi amerikan, që ka sakrifikuar për kauzën e lirisë, ka qenë përherë një zë i fuqishëm në krah të përpjekjeve të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim në botën euro-atlantike”, ka thënë Basha.