Aktorët e Teatrit Kombëtar vijojnë që të kundërshtojnë projektligjin e ri të ministrisë së Kulturës për artin dhe zhvendosen te “Turbina”. Regjisori Altin Basha ka ftuar ministren Mirela Kumbaro që ditën e mërkurë në orën 16:00 të vijë në godinën e Teatrit Kombëtar për dialog me artistët.
“Jemi gati për dialog. Ditën e mërkurën në 16:00 me kushtet dhe stafin që do ministrja e presim në këtë sallë dhe jo të jetë e mbyllur. Deri tani nuk kemi pasur transparencë. Ministren do ta presim këtu dhe jo në sallë, dhe deri atë ditë shpresojmë që të ketë gjetur çelësin e sallës që është mbyllur. Artsitët nuk mund të jenë të përjashtuar nga projektligji”, deklaroi ai.