Basha: Për 30 vite ka vetëm 3 politikanë protagonistë, nuk e lëshojnë karrigen e pushtetit

0
78

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me demokratët e Korçës. Gjatë fjalës së tij, Basha është ndalur tek fermerët dhe tek bujqësia, për të cilën shprehet se është lënë pas dore nga qeveria.

Ai shprehet se qeveria është vendosur kundër bujqësisë dhe po ndërton skema për ta shkatërruar atë. Për këtë situatë, Basha bën përgjegjës kastën e vjetër politike, teksa ka sulmuar kryeministrin Rama, Presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha.

“Prania juaj në këtë ditë të ftohtë janari, në Korçë, prania që e ka përmbushur këtë sallë me njerëz përfaqësues të sakrificës së demokratëve. Përfaqësues të demokratëve që nuk e mendojnë PD_në si një biznes për tu mjelë në favorin e tyre dhe të familjes së tyre. Japin dhe sakrifikojnë gjithë kohën dhe nuk kërkojnë asgjë. Vazhdojnë punën e tyre. Të ndërtojmë një shtet funksionalë për t’u shërbyer njerëzve. Ju falënderoj të gjithë ju që jeni këtu. Shumë prej jush kanë ardhur prej larg. E di që kjo është një orë ku shumë prej fermerëve kthehen në shtëpi pas një dite pune të gjatë. Kthehen me kokën e ulur, jo se janë të lodhur, nuk lodhen fermerët e Korçës, se e kanë faktuar që punojnë në kushtet më të vështira. Nuk e kanë në krah qeverinë por vetëm forcën e tyre dhe zotin. Ka një qeveri që është kundër tyre, siç u zbulua tani as vetë deputetët e PS-së, ndërtojnë skema për të shkatërruar bujqësinë shqiptare” – tha Basha.

Basha u shpreh se këta 3 persona kanë 30 vite që nuk i ndahen karrigeve të pushtetit.

“Për ta mbushur tregun me prodhime të kamufluara përmes marrëveshjeve të fshehta nga prodhime të subvencionuara nga disa shtete të tjera. Në një vend të begatë, në një qark të begatë si Korça, familjet nuk sigurojnë dot një vakt të ngrohtë. Nuk ka treg, njësoj si para 32 viteve. Nuk ka punësim dhe nuk ka shpresë për familjet. E ndjej mikpritjen tuaj. E ndjej mençurinë dhe kulturën e Korçës. Jemi në borxh, kemi bërë gabime dhe ne si PD. Këtu është vendi për të thënë në mes të kësaj qytetarie, kjo qytetari që më ka mikpritur, të gjitha vijnë si pasojë e shfytyrimit të politikës. Një politikë që ka humbur ndjeshmërinë ndaj njerëzve, ka humbur fytyrën njerëzore. Ka një garë të shfrenuar për protagonizëm. Për 3 njerëz që kanë 30 vjet që nuk i ndahen karrigeve të pushtetit. Janë kthyer 3 aktorë të një filmi tragjedi-komedi” – tha Basha.