• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha, pengesa reale e opozitës?

22:19 | 01/08/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Në pak ditët e fundit, ai është faktorizuar, është anatemuar, por ka marrë edhe disa vlerësime diplomatike. Në një farë mënyre ka atë provim, bashkë me PD-në, shi atë që duhet ta kalonte paçka kalkulimeve bizarre dhe kthesat në momentet e fundit, që e treguan drejtuesin e një partie pa shumë bazament dhe mbi të gjitha atë vetë pa logjikën e duhur për të udhëhequr një vullnet opozitar.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Në ditët e fundit “suksesin” e Bashës për reformën, e kanë amplifikuar shumë herë jashtë kontekstit të suksesit real të miratimit të draftit, e këtë, ai po mundohet t’ia vërë përballë një grupi të vogël njerëzish të PD-së, ata që në një farë mënyre e treguan hapur vullnetin pro, por edhe kundërshtimin ndaj Bashës, e me këtë rast edhe frymën reale në parti të post-Berishës.

Dhe, kjo po e kthen Bashën disi qesharak, pasi tani kur i duhej të rishikonte realisht staturën e vet me dhuratat që po i jep qeverisja e Ramës falë gabimeve të shumta, sidomos në ekonomi, por dhe në performancat e dikastereve të ndryshme, ai bashkë me njerëzit e vet të pakët fërkojnë duart për një realitet të ri qeverisës, pa as edhe një aksion opozitar.

Ndërkohë, në vend të bënte një lëvizje, duke dalë nga SHQUP-i dhe t’i drejtohej njerëzve, jo në mënyrë sporadike siç ka bërë deri më sot me pak skenografitë megalomane tip-Ramë, por me ide të qarta, pasi po gëzon një mini-ide faktorizmi, që ia dha lëvizja e Metës dhe konjuktura e fundit, ai dhe merret me anti-ShQUP-istët.

Kjo e bën Bashën, të mbetet konfuz, ndërkohë që po kthehet në bezdisës prej ankthit për qeveri teknike, siç e mëtojnë sot si aksion shumë nga njerëzit e tij. I gjithë ky peizazh e bën ende më të lodhshëm një njeri, që s’ka dhënë deri më tani asnjë garanci për drejtim. Shembulli i fundit është performanca e Bashkisë së Tiranës, më parë ajo e drejtimit katastrofik të dy Ministrive, por edhe koha jo e pakët, gjatë të cilës ky njeri gati nuk po merret me asgjë, përveç aranxhimeve të momenteve të fundit, ku është dashur thjesht vullneti politik.

Realisht, votat e shumë të pakënaqurve brenda kampit socialist, por edhe atyre që po nuhasin që nuk do jenë në listat e ardhshme, mund të ndijnë në një mocion mosbesimi për qeverinë Rama, por asesi në mundësi për zgjedhjet e parakohshme. Pasi Shqipërisë e presin shumë e shumë sfida. Deri në fillimin e implementimit të draftit pret ende një rrugë e gjatë, ku PD-duhet futur dhe angazhuar realisht qoftë dhe me zyrtarët e saj, që po i anatemon Basha dhe që nuk po e kalkulon dot se janë njerëzit e rreshtit të parë, që po i tregojnë se ardhja e tij në pushtet do të jetë e vështirë.

Mesazhe të largëta, paçka bindjes së tij natyrore, ka marrë edhe prej Berishës, që duket i pakënaqur prej pirueteve të tij të vazhdueshme, por edhe mungesës së konsekuencës për ide, që duhet thënë se i kanë munguar. Jo më kot, Berisha mbetet faktori kryesor negociues i PD-së. Tentativat e fundit të Bashës për t’u shkëputur nga Berisha tani nuk mjaftojnë, sepse te PD ka kohë që mendojnë për zëvendësin e tij, megjithëse ka ende kohë. Mu edhe ky fakt i fundit të bën të besosh se pengesa më e madhe e opozitës në këto mesditë vere, ku shumica po i vë pengesa dhe stërkëmbça të njëpasnjëshme, është vetë ai, Lulzim Basha!

/javanews.al/

Etiketa: Ben AndonibizarreLulzim Bashamegalomaneopozitepengesaskenografistërkëmbça

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Kryeministrat e Greqisë, bashkëpunëtorë të gjermanëve

Mitizmi dhe paradokset e kryepeshkop Anastasit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen –

Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen –

11:09 | 24/03/2023
Abuzime nën hundën e SPAK, Bushi i fal Bamit 173 milionë lekë –

Abuzime nën hundën e SPAK, Bushi i fal Bamit 173 milionë lekë –

11:05 | 24/03/2023
Do të ta dhuroj unë apartamentin të jetosh me Kiarën –

Do të ta dhuroj unë apartamentin të jetosh me Kiarën –

10:55 | 24/03/2023
Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Tërmet i fuqishëm pranë Turqisë –

10:51 | 24/03/2023
‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

10:31 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen –
  • Abuzime nën hundën e SPAK, Bushi i fal Bamit 173 milionë lekë –
  • Do të ta dhuroj unë apartamentin të jetosh me Kiarën –
  • Tërmet i fuqishëm pranë Turqisë –
  • ‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –
  • Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen –
  • Abuzime nën hundën e SPAK, Bushi i fal Bamit 173 milionë lekë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com