Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Basha nga Shkodra: Zotohem të çoj deri në fund borxhin e pashlyer të përndjekurve politikë (film)

Nga Ejona 0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është sot i pranishëm në Shkodër në inaugurimin e Memorialit të viktimave të komunizmit.

Kryedemokrati tha se “gjithçka që është arritur me borxhin e pashlyeshëm të përndjekurve politikë është meritë e partisë Demokratike dhe asgjë që nuk është arritur është përgjegjësi e PD”.

“Ndaj mendimi i pari që dua të ndaj me ju është se jam shumë i emocionuar që jam sot në këtë moment. Ju falënderoj nga zemra që më bëtë pjesë të këtij aktiviteti.

Ndonëse kryetarja e bashkisë shprehu mirënjohjen e tyre dua të falënderoj miqtë që kanë ardhur nga larg, kontribuuesve për arritjen e kësaj vepre kaq prekëse. Dua të falënderoj ata që kanë kontribuar nga larg, arqipeshkovinë metropoliatanëve, natyrisht Shoqatën e të Përndjekurve Politik dhe natyrisht kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi. Mirënjohje, për të gjitha ata që kanë kontribuar, për hoxhallarët prifterinjt murgjit me lutjet që bënë pas inaugurimit të monumentit.

Zonja dhe zotërinj unë jam kryetar i Bashkisë Demokratike. Jam i vetëdijshëm që gjithçka që është arritur me borxhin e pashlyeshëm të përndjekurve politikë është meritë e partisë Demokratike dhe asgjë që nuk është arritur është përgjegjësi e PD. Zotimi është i imi dhe i PD për ta çuar deri në fund.”-tha Basha.

LIVE

LIVE – Në Shkodër për ceremoninë e inagurimit të Memorialit të viktimave të regjimit komunist.

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 20 mai 2019

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej