Kryetari i Partisë Demokratike i pranishëm në një takim në Kombinat, zonën elektorale të Saimir Tahirit, ka thënë se nuk ka prokuror politik që e shpëton ish-ministrin.
“Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Sajmir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar. Sajmir Tahiri, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, sikundër fati i shefit të tij politik është i vulosur”, tha Basha.