Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Puka është një ndër zonat që ka vuajtur më së shumti keqqeverisjen e Edi Ramës, mos mbajtjen e premtimeve, papunësinë në rritje dhe për pasojë emigrimin.
Edi Rama në tre vite, theksoi Basha është faktuar si njeriu që e do pushtetin për vete dhe një grup miqsh të tij, duke u lënë si alternativë qytetarëve drogën dhe emigrimin.
Duke u ndalur tek kultivimi i kanabisit, Basha tha se kjo është vepër e Al Kaponeve në qeveri, në bashkëpunim të ngushtë me kartelin e drogës, është alternativa e Edi Ramës.
Këto deklarata Basha i bëri gjatë bashkëbisedit me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Pukë.