Basha në Cërrik: Rama nuk përballet në debat se s’ka mbajtur asnjë premtim të dhënë, ndryshimi kryefjalë për shqiptarët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha në Cërrik: Rama nuk përballet në debat se s’ka mbajtur asnjë premtim të dhënë, ndryshimi kryefjalë për shqiptarët

10:33 | 08/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar takime me fermerët e Cërrikut, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha theksoi se Rama është një frikacak, që ka frikë të përballet në debat, sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim që kishte dhënë, ku shtpon se sot për të gjithë shqiptarët kryefjalë është ndryshimi, duke shtuar se në zgjedhje duhet votuar Partia Demokratike.

BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME QYTETARË DH FERMERË, NË CËRRIK

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, banore dhe banorë të Cërrikut, faleminderit nga zemra për këtë pritje në këto vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë! Jemi takuar në momente  dramatike për familjet tuaja. Mbaj mend takimet në atë lokal aty kur vendosi të rriste çmimin  e energjisë, në tetor të vitit 2014. Mbaj mend takimin në lokalin tjetër në rrugën atje pasi rriti çmimin e naftës, pasi vendosi TVSH-në për bizneset e vogëla, kur hoqi familjet nga ndihma e ekonomike, kur shpunësoi  mijëra baballarë dhe nëna pa pyetur as për ta as për fëmijët e tyre. 8 vite dështime, 8 vite varfërim, papunësi. 8 vite premtime të pambajtura, sot një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojë dhe të largohej. T’i thoshte çdo shqiptari, çdo prindi, çdo fëmije, çdo nëne dhe baballarë, çdo gjysheje dhe çdo gjyshi më fal dhe të largohej. Por Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja dhe ka trokitur është futur përdhunshëm brenda dhe ka shkatërruar familjet, shtëpitë ekonomitë. Tani po troket për herë të tretë do ia hapni derën? Kudo nëpër Shqipëri po e diskutonim me miqtë që po ecnim tani së bashku kudo dëgjoj ndiej, prek vendosmërinë e shqiptarëve për ndryshim. Dhe fjalët që dëgjoj më shumë janë dy: Nuk durohet më , një orë e më parë nuk durohet më, mezi po presim me 25 prill dhe e dyta që dëgjoj është tani është në dorën tonë. Në të vërtetë tani është në dorën tuaj.  Bashkë për ndryshim, Cërriku fiton, Elbasani fiton, Shqipëria fiton!

Për të thithur grante, kryesisht nga Bashkimi Europian, por jo vetëm. Bujqësia ka vend qendror në programin tonë. Kjo verifikohet fare lehtë, ky përkushtim, ky angazhim ndaj bujqësisë verifikohet lehtë, në radhë të parë në buxhetin që ne planifikojmë nga taksat e shqiptarëve. 100 milionë euro subvencione, 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore vit për vit. Subvencionet do të shkojnë drejt për drejtë tek fermeri, drejtpërdrejtë do të thotë, në radhë të parë pa burokraci dhe pa kërkuar Nipt-in që i kërkohet biznesit, sipërmarrjes normale, por duke konsideruar numrin unik të identifikimit të shtetasit që ka çdo fermerë në kartën e vet të identitetit si Nipt-in e fermerit. Pra subvencionet janë çelësi për të luftuar problemin më të madh që keni ju, që djersa në vend që t’iu kthehet në bekim ju kthehet në mallkim, në vend që t’iu prodhojë mirëqenie ju fut në borxh dhe prodhimet në vend që të shiten groposen. Subvencionimi zgjidh edhe problemin që tha zotëria të imputeve bujqësore pjesërisht, zgjidh problemin e kostos që kjo sjell tek prodhimi, që nga farat, fidanët, që nga pesticidet dhe plehrat kimike dhe sigurisht, ulja e çmimit të naftës me 240 lekë për litër që është taksa që Rama i vuri karburantit këto dy mandate.

Problemi tjetër është problemi i infrastrukturës, më the çdo gjë e ke bërë vetë, rrugën 750 metra linjën elektrike etj. Pse? Sepse në këto 8 vite të mbushura me dështime nuk është investuar as në infrastrukturën urbane. Shiko, unazën e Tiranës 8 vjet se mbaruan dot, ne bëmë dy tunele, Kalimashin dhe Elbasanin, autostrada, rrugë. Këta nuk mbaruan dot unazën e Tiranës që e gjetën gati me projekt, me financime, me të gjitha. Pra, me këtë plan ne e fusim bujkun shqiptar, fermerin shqiptar, blegtorin shqiptar dhe agro-përpunuesin shqiptar në treg, sepse sot jeni jashtë tregut. Po falimentoni po largoheni, fëmijët po shkojnë në emigracion, madje përfitojnë me shkuar si mëditës në vendet fqinj në vend që punojnë në tokën e begatë nga zoti. Ky angazhim do të marrë formë menjëherë  dhe  do të zbatohet pa burokraci, nuk do të ketë kërkesë për certifikatën e tokës, sepse certifikatën e tokës ti ke se s’ta kam dhënë unë, s’ta ka dhënë shteti, deri sa ta zgjidhi shteti. Dhe në programin tonë për pronarët dhe për pronën, prioritet është që t’i jepet fund problemit të mungesës së tapive në zonat rurale, siç është dhe problemi i kompensimit të pronarëve dhe prona në tërësi.

Etiketa: Kryetari i PD-se Lulzim Bashatakime me fermerët e CërrikutZgjedhjet e 25 prillit

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
PDIU: Zgjatja e koncesionit të Rinasit, akt korruptiv në kurriz të shqiptarëve

Kriza në Rinas, Ministria e Transportit: Në negociata me vendet e BE-së për të zëvendësuar kontrollorët

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com