Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se Ilir Meta nuk mund të jetë një President konsensual.
I ftuar në emisionin “Opininon” Basha theksuar se nuk e pranojnë Metën si President konsensual, pasi për kandidaturën e tij nuk janë pyetur as qytetarët dhe as faktorët politik.
“Ju duhet ta dini që një numër i madh deputetësh të LSI dhe të PS janë të shokuar nga ky lajm, sepse kanë besuar diçka tjetër. Ndërsa përshëndetjet e mija nuk i janë drejtuar asnjëherë asnjë personi, as Iliri Metës. I janë drejtuar qëndrimeve të mbajtura në momente të caktuara”, është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha.