Basha me profesionistët e lirë në njësinë 7: Jo më ilaçe false në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha me profesionistët e lirë në njësinë 7: Jo më ilaçe false në Shqipëri

11:02 | 13/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar njё takim me profesionistë të lirë në njësinë 7, në Tiranë, ku u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me problemet që i shqetësojnë.

Farmacistja Stela Shulla, ngriti shqetësimin për mënyrën e fiskalizimit, pasi sipas saj, për biznesin është kosto shtesë.

“Doja të dija në lidhje me fiskalizimin. Ne përveç ngarkesës që kemi patur këtë periudhë, kemi kosto shumë të madhe shtesë që na faturohet dhe kjo. Nuk dimë se si do shkojë dhe çfarë do ndodhë. Ju çfarë keni në programin tuaj për ne, në lidhje me fiskalizimin”, tha Stela Shulla.

Read more

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Ndërsa, kontabilisti Edvin Gaçe tha se ndryshimi i shpejtë i kuadrit ligjor për biznesin, bëhet pengesë në thithjen e investimeve të huaja.

“Ajo që dua të them dhe që kam parë unë nga puna ime si shqetësim dhe jo e imja si kontabilist, por i biznesit në tërësi është ndryshimi i shpejtë dhe me intensitet të jashtëzakonshëm i kuadrit ligjor, çka bëhet e vështirë për ne që jemi profesionistë të fushës dhe jo më për biznesin që të vijë dhe të ambientohet apo të parashikojë një investim të ardhshëm. A keni menduar një paketë fiskale, të paktën për pjesën fiskale, një paketë ligjore që të jetë afatgjatë por dhe investitorët e huaj por dhe vendas, pasi dhe ata janë shumë të rëndësishëm për ne të kenë një projeksion të buxhetojnë apo të dinë fitimin e tyre në vijim apo jo”, u shpreh kontabilisti Edvin Gaçe.

Ndryshimi i sistemit të taksimit disa herë në vit, sipas Bashës është tregues i ngecjes në vendnumëro të ekonomisë shqiptare. Kreu i opozitës shpjegoi planin e Partisë Demokratike që në radhë të parë synon të anulojë fiskalizimin, pasi sipas tij, kjo është një aferë korruptive që do të hetohet. Ai gjithashtu tha se me tavanin 0.5% të xhiros vjetore për taksat dhe tarifat vendore, si dhe pulla fiskale në hyrje të biznesit, janë dy garancitë e qeverisë së ardhshme që do të çlirojnë biznesin e vogël dhe të mesëm.

“Nuk është e rastësishme që ekonomia ka ngelur në vendnumëro dhe që në 8 vite janë ndërruar kushedi sa herë sistemet e taksimit të biznesit. I tillë është dhe i ashtuquajturi fiskalizim. Në fakt bëjmë gabim t’i themi fiskalizimi, është i ashtuquajturi fiskalizim, një aferë e nisur prej kohësh, e denoncuar nga ne dhe gjetën një moment, para zgjedhjeve, ku menduan se kanë bërë sa kanë bërë PPP e koncensione, e po bëjnë dhe fiskalizimin. Në fakt plani ynë është i qartë dhe i thjeshtë. Fiskalizimi do të anulohet! 600 deri në 2000 euro që duhet të paguajë biznesi i vogël, pasi i jepet fatura e energjisë dyfish krahasuar me dy vite më parë, pasi është rritur çmimi i naftës, pasi me çdo gjobë i merret fitimi i muajit, nganjëherë dhe i vitit. Biznesi i vogël nuk do të paguajë koston e fiskalizimit dhe kjo aferë do të hetohet deri në fund, ashtu siç kemi thënë prej ditës së parë, ashtu siç kemi denoncuar me fakte sepse për biznesin e vogël dhe të mesëm, që për ne fillon nga 140 milionë lekë të vjetra, do ketë një dhe vetëm një masë. 0.5% tavani i xhiros vjetore për taksat dhe tarifat vendore, një pullë fiskale në hyrje të biznesit, që do të ndalojë praninë e tatimorëve, janë dy garancitë që do të çlirojnë biznesin e vogël dhe të mesëm që është kolona vertebrale, është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare. Për farmacitë në veçanti kam edhe diçka tjetër.

Në reformën tonë shëndetësore pa diskutim rimbursimin sipas diagnozës zë një vend të veçantë dhe një nga grupet e interesit me të cilën kemi diskutuar është urdhri i farmacistit, që ti japim fund majës së ilaçeve, që ilaçet që hynë në Shqipërisë të mos jenë skarco apo ilaçe fallco që i blenë dhe nuk të shërojnë. Prandaj ne do të rikthejmë cilësinë e barnave dhe do të kthejmë një kriter, në Shqipëri të moshuarit shqiptarë, pensionistët shqiptarë, foshnjet shqiptare dhe çdo pacient shqiptar do të kurohet vetëm me medikamente të aprovuar nga agjencitë e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Japonisë, Australisë, pra të vendeve të OESI-së. Reforma jonë shëndetësore do të mundësojë në radhë të parë që këto para të shkojnë për reformimin e shëndetit publik, që paraja të ndjekë pacientin dhe që brenda dy vjetëve të parë përmes kësaj reforme të ndalet largimi i mjekëve dhe infermierëve dhe të ofrohet cilësi e shërbimit shëndetësor në spitalet publike he në sistemin shëndetësor në tërësi, të paktën e të njëjtit nivel siç ofrohet në vendet e rajonit për të përparuar më tej pastaj drejt nivelit europian. E treta për farmacistët, dhjetëra-mijëra familje në Tiranë, ndoshta qindra-mijëra në gjithë Shqipërinë kanë kaluar COVID-in me një, dy, apo nganjëherë të gjithë familjarët e sëmurë me COVID. Po ashtu po hartojmë së bashku me ekspertët më të mirë, një paketë për rimbursimin retroaktiv me efekt prapaveprues të të gjitha familjeve të dëmtuara në financat e tyre nga pakujdesia, nga neglizhenca e nga braktisja e kësaj qeverie”, tha Basha

Etiketa: Farmacistja Stela ShullaKryetari i Partisë DemokratikeLulzim Bashaprofesionistët e lirë në njësinë 7

Të Lidhura

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

nga 27
20:30 | 23/04/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e medikamenteve në spitalin e Lushnjës gjatë fjalës së...

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

nga 27
20:16 | 23/04/2026
0

Athina zyrtare ka rrëzuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për negociata të avancuara mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me përcaktimin e Zonës...

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

nga 27
20:14 | 23/04/2026
0

Bëhet fjalë për tre persona të dyshuar, dy nga Shqipëria, 43 dhe 34 vjeç, dhe një grek 23-vjeçar, të cilët...

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

nga 27
19:46 | 23/04/2026
0

Brenda tunelit të Llogarasë është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dyshohet për...

Para
61 vjeçarja pozitive me koronavirus në Fier/ Vetëkarantinohen 15 mjekë e infermierë të spitalit

Detaje nga humbja e jetës së 31-vjeçares gjatë lindjes/ Bashkëshorti bëri kallëzim në polici, mjekët: Dyshojmë për infarkt akut të miokardit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

20:30 | 23/04/2026
Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

20:16 | 23/04/2026
Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

20:14 | 23/04/2026
Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

19:46 | 23/04/2026
AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

19:12 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –
  • Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –
  • Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –
  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com