PD do t’i kërkojë Kuvendin përjashtimin e deputetëtve Edi Rama e Erjon Braçe, përdorën fjalor fyes ndaj opozitës
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar në një takim të jashtëzakonshëm në selinë e PD-së. Kjo mbledhje e grupit vjen një ditë pas betejës me vezë të deputetëve të kësaj partie në seancë plenare.
Në mbledhjen e sotme është vendsosur që grupi parlamentar i PD-së ti kërkojë Kuvendin përjashtimin për për dhjetë nga Kuvendi të deputetëtve Edi Rama e Erjon Braçe. PD e mbështet kërkesën në fjalorin e Ramës e Braçes gjatë përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës në seancëne djeshme parlamentare.
Basha: Provokoi goditjen e tij me vezë që fatkeqësisht nuk e zbuluan në pjesën e tij të kokës. Uroj mos ketë guximin të provokojë më. Pas mbledhjes, Basha tha për mediat: “Sot depozituam byronë e Kuvendit kërkesën për përjashtimin e Ramës për 10 ditë. Plotësimi i zgjidhjes që ne kemi ofruar, i largimit me ligj të deputetëve që vrasin përherë është një kusht që nuk ka shqiptar që mos e kuptojë për të shmangur bllokimin e kuvendit. I vetmi që nuk e pranon është ai që solli Prengën dhe Ndokën.
PD i ka të qarta që qëndrimet e saj. Ne presim që Rama të reflektojë, përkundrazi vendimet që kemi marrë do ti çojmë deri në fund”. Një ditë më parë, grupi parlamentar i PS-së kërkoi përjashtimin e tre deptetëtev të PD-së, të cilët hodhën vezë drejt kryeministrit Rama”, tha Basha.