Me anë të një status në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla të mos takohet me Saimir Tahiri për ta vendosë atë përpara përgjegjësive penale.
Më herët ish-ministri i Brendshëm ka kërkuar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm gjatë ditës së sotme por me sa duket ky takim nuk do të realizohet për shkak të angazhimeve, të Prokurorit Llalla.