Basha konsumon kafe me të rinjtë e FRPD: Bashkë do ndërtojmë një të ardhme më të mirë

0
102

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë të martë takim me të rinjtë e FRPD-së në Tiranë.

Pas takimi, Basha ka postuar në rrjete sociale një foto teksa konsumonte një pije me disa prej të rinjve.

“Bashkë me të rinjtë e Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë” ” – shkruan Basha.

Gjatë takimit me të rinjtë, Basha preku disa prej problematikave, që sipas tij kanë ndikuar në largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Ndër të tjera, Basha kërkon “pastrimin” e politikës përmes vetingut teksa kërkon dënimin me 22 vite burg për ata që kapen duke blerë vota gjatë zgjedhjeve.