Basha flet publikisht për librin e tij: “Misioni im” është një letër e hapur drejtuar gjithë shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha flet publikisht për librin e tij: “Misioni im” është një letër e hapur drejtuar gjithë shqiptarëve

15:10 | 22/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli në një takim me studentët në Qytet Studenti për librin e tij të parë, të botuar ditën e sotme, të titulluar “Misioni im”.

Teksa e cilëson ditën e sotme një ditë plot emocione për të, Basha flet për përshkrimin që i bën në librin e tij kësaj dite të 29 viteve më parë, kur u rrëzua diktatura e Enver Hoxhës.

Më tej, kryedemokrati sqaron edhe arsyet pse këtë libër e sheh si një letër të hapur për shqiptarët dhe kryesisht për të rinjtë që të përfshihen drejtpërdrejt në politikë.

Read more

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja –

Pjesë nga fjala e Bashës:

Lulzim Basha: Faleminderit zonja Açka. Faleminderit Flutura. Në politikë të jepe mundësia të përballesh me lloj-lloj përvojash dhe kjo të fal shumë emocione, të fal shumë adrenalinë e natyrisht të pajis me një përvojë të rrallë do të thoja por për mua kjo është hera e parë, nuk kam patur një përvojë të tillë përpara. Sigurisht kam ndjekur nganjëherë edhe nga afër siç kemi sot audiencë studentësh këtu në Qytetin Studenti prezantime librash apo monografisë por nuk kam qenë kurrë i ulur krah këtij botuesi duke prezantuar një libër të timin. Sigurisht do isha i pa sinqertë t’ju thoja që nuk e kam menduar, në fakt e kam menduar që 10 vjeç. Dëshira e parë ka qenë të shkruaja dhe ky frymëzim vinte edhe nga anëtarë të rrethit të ngushtë familjarë që janë shkrimtarë apo ishin shkrimtarë sepse janë ndarë nga jeta dhe dashuria ime për letërsinë, për librin është…daton që nga fëmijëria e hershme, në mendimin e parë duhet ta kem lexuar diku në moshën pesë apo gjashtë vjeç dhe bashkë me të mu hap një botë e tërë e cila ma ngacmonte dhe ma ngacmon fantazinë, imagjinatën si asnjë art tjetër i lëvruar. Shpeshherë debatoj me miq, apo debatonim se gjerat kanë ndryshuar tani me angazhimin politik, nëse një pjesë teatrale apo realizim kinematografik do të arrij ndonjëherë të përmbush nivelet e letërsisë dhe me ndonjë përjashtim të rrallë të gjithë biem dakord që libri është gjithmonë superior. Pse? Sepse libri bënë të mundur që autonomia, individualiteti, autenticiteti i individit ti japë përmes përmasave të fantazisë çdo libri një interpretim unik. Nejse thjesht dhe shkurt po i bie rreth e qark për të thënë që është një dit me emocion për mua. Një emocion të disa-fisht. Së pari sepse ndodhem këtu me një libër përpara që ka autorësinë time dhe që sot po e prezantojmë. E dyta ka të bëj me të sotmen është 22 marsi. Është 22 marsi 29 vjet pas fitores së demokracisë.

 

 

Një ditë e cila më kujtohet në detaje pothuajse orë për or dhe ju betohem që nganjëherë ndodhë që edhe ça ka ndodh 3 apo 4 ditësh ke vështirësi ta kujtosh në detaje por 22 marsin e 92 unë e kujtoj or për or. Jam përpjekur një pjesë të kësaj ta shpjegoj edhe në këtë libër. Pse dhe nga cilat pozita e kam parë 22 marsin e 92. Ditën e fitores së demokracisë, ditën kur edhe Shqipëria ju bashkua vendeve të tjera të ish Lindjes komuniste që hodhën tej diktaturën dhe nisën rrugëtimin drejt pluralizmit, drejt hapjes, drejt respektit për njeriun, për individin, për dinjitetin individual. Pra është 22 marsi dhe jemi në Qyteti Studenti ku nisi rrugëtimi që çoj drejt 22 marsit. Ndaj nuk ka vend më të mirë dhe audiencë më të mirë për ta nisur prezantimin e këtij libri se sa këtu te Qyteti Studenti me studentët e 21. Duke ju kujtuar se ishin studentët e 90 ata që i dhanë jetë lëvizjes dhe më vonë Partisë Demokratike dhe 22 marsit 92’ ku Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj i dha fund monopolit të diktaturës dhe hapi një sipar, hapi një rrugëtim tashmë 30 vjeçar të Shqipërisë drejtë asaj që përbënte në mënyrë të natyrshme edhe thelbin, esencën e asaj që na ngriti në këmbë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Një thirrje që askush nuk na e diktoi, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Askush sot nuk është në gjendje të na thotë kush e tha për herë të parë. Si buçoi kjo thirrje ? E cila vazhdon të jetë një amanet i papërmbushur por edhe një dëshirë që na bashkon si Shqiptarë pavarësisht prej moshë, bindjeve politike, prejardhjes ekonomike apo sociale. Pra, për mua është një emocion i trefishtë. E para, që jam këtu në një pozitë të pazakontë, unike për mua deri tani ndërkohë që përvoja politike e këtyre viteve ka lënë pak gjëra pa provuar ose pothuajse aspak në kuptimin e angazhimit publik. Së dyti, data dhe se treti, vendi ku po e bëjmë këtë prezantim. Dua me dy fjalë t’ju them që libri është një letër e hapur në thelb. Nuk është një rrëfim autobiografik siç e tha Flutura me të drejtë ndoshta mund të kishte qenë edhe më i pasur me detaje personale. Ndonëse në këndvështrimin tim edhe natyrën time, ka goxha bile në një moment tjetër do thoja ka më shumë se ç’ duhet duke patur parasysh natyrën time. Por nuk është një rrëfim autobiografik, nuk është as thjeshtë një përkthim i programit tonë politik, i planit tonë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza sepse edhe për faktin e thjeshtë se libri ka nisur të avizohet kohë përpara nxehjes së motorëve elektoral por është një letër e hapur drejtuar shqiptarëve, në veçanti rinisë për një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë, për një pjesëmarrje në publiken në jetën publike si rruga e vetme për të siguruar ndryshimin, si rruga e vetme për të siguruar atë që duam.

Basha: Çfarë kemi ndryshe ne? Çfarë na ka penguar të jemi si ata?
Në fakt ideja për të shkruar diçka mbi këtë temë daton 5 apo 6 ndoshta dhe një dekadë më parë. Ka grishur gjithmonë raporti i individit me shtetin sepse nuk kam qene tepër i vogël, përkundrazi e mbaj mend fare mire raportin e diktaturës me individin. Sikundër kam patur fatin e rrallë në atë kohë, sot e kanë shumë të rinj. Pastaj të jetoj e të studioj në një nga vendet me demokraci të konsoliduar dhe me liri të bollshme, siç është Hollanda dhe gjithmonë ka preokupuar më ka kreshtuar, më ka intriguar. Çfarë na bën të ndryshëm? Kur shoh individin, qytetarin shqiptarë, vajzën shqiptare, djalin shqiptarë, studenten, studentin shqiptarë, inxhinierin, inxhinieren shqiptare, artistin shqiptarë, pensionistin shqiptarë dhe e krahasoja dhe me atë kohë ku ne sapo kishim nisur rrugëtimin tonë drejt lirisë me miqtë, me studentët me ata që njihja në Hollandë, thoja; çfarë kemi ndryshe? Çfarë na ka penguar të jemi si ta? Çfarë na pengon të arrijmë nëse jo standardin ekonomik, i cili me siguri kërkon kohën e vet, vende të cilat kanë një shekull e më shumë që e ndërtojnë, po të paktën standardin shoqëror, të lirisë, të respektit, të raportit me njëri-tjetrin dhe të raportit me vendimmarrjen. Me thënë të drejtën, vendimmarrja e parë ka qenë pikërisht një reflektim mbi atë që e bën Europën, Europë. Dinjitetin individual, dinjitetin e gjithsecilit, faktin e pamohueshëm që gjithsecili prej nesh është unik dhe gjithsecili prej nesh mundet në një moment të caktuar të japi një kontribut vendimtar për të gjithë ne. Kjo e bën perëndimin perëndim, kjo e bën Europën Europë, kjo e bën Amerikën Amerikë. Nga ana tjetër kemi një përqasje tjetër që njerëzit janë turma. Turma, të cilat nuk kanë nevojë të respektohen, të kuptojnë, të mirëkuptohen por mjafton t’i marrësh e t’i çosh atje ku ke qejf ti, aty ku do ti e t’i trajtosh si turma! Jo njerëz me identitetin e tyre, me individualitetin e tyre por si turma në funksion të interesave politike.

Besoj që kjo është një ndarje e madhe mes qytetërimeve sot. Kur unë isha në përfundim të studimeve të mia, dy filozofë të ndryshëm në përqasje, botuan dy pamflete të ndryshme politike. Francis Fukujama botoi të famshmen “Fundi i Historisë” dhe “Njeriu i Fundit” ku argumentonte se demokracia liberale perëndimore ishte stacioni përfundimtar i njerëzimit, ku çdo njeri do të kishte mundësinë përmes lirisë dhe mundësive që ofron liria të garantonte mirëqenien personale, në rrafshin material, shpirtëror, mendor dhe se kjo në fund të fundit ishte formula që triumfoi pas fundit të Luftës së Ftohtë, dhe dalëngadalë do pushtonte gjithë botën edhe Rusinë, edhe Kinën, edhe shumë vende të tjera ku sundonin diktatura apo teokratura. Një tjetër libër i cili me thënë të drejtën më goditi, më shqetësoi, Samuel Huntington “Përplasja e Qytetërimeve”, i cili argumentonte se Lufta e Ftohtë do ti linte vendin përplasjes së qytetërimeve. Edhe sot nuk bie dakord me përkufizimin e përplasjes apo të qytetërimeve në kuptimin teologjik të fjalës, që Huntington ka në qendër të librit por diçka mbeti dhe ajo që mbeti është se qytetërimet ndahen nga mënyra si e trajtojnë individin, si e trajtojnë familjen. Dhe kjo pastaj përcakton në mënyrë pothuajse vendimtare kursin e asaj shoqërie, të atij shteti. Kjo më ka ngacmuar. Me ka ngacmuar në kontekstin shqiptar, nëse mund ta lëvroja pak më shumë këtë ide në kontekstin shqiptar, mbaj mend orët e protestave të studentëve këtu jashtë, nga ky shesh. Mbaj mend kur hidhje sytë përtej ishte një kurorë pemësh të larta në horizont që shtrihej andej pothuajse zhbiriloja me sy çfarë ka pas atij horizonti, çfarë vjen pas kësaj. Ndaj në ’92-in, në 22 Mars si sot 29 vjet më parë mbaj mend entuziazmin është pak ta thuash, rrëqethem kur e kujtoj këtë uragan shprese në zemrat e njerëzve.

Basha: Të bënim gjithçka për një jetë normale, për një Shqipëri normale, për një Shqipëri Europiane
Edhe mbaj mend diçka që në fakt edhe mund ta kisha shkruajtur në këtë libër por se kam shkruajtur, po, po e ndaj sot me ju. Kemi qenë bashkë me disa shokë të gjimnazit dhe bashkë me atë që më vonë u bë bashkëshortja ime, me Aurelën dhe një moment ndërkohë që njerëzit brohorisnin iu përlotën sytë. I thashë çfarë ke, njerëzit po gëzojnë, çfarë ke kemi fituar. Kam frikë tha dhe na u kujtua ’91-shi, ngjarjet e ’91-it, ku pas fitores te PPSH-së pati turbullira, pati viktima mes tyre të rinj. I thashë çfarë frike, kjo ka mbaruar, fituam. Jo, jo tha, kam frikë nga gjithë ky gëzim i njerëzve. Thashë pse ke frikë nga ky gëzim i njerëzve. Kam frikë tha sepse kam frikë mos zhgënjehem. Më ka mbetur në mendje kjo thënia dhe më ushtoi nga brenda si një thirrje që s’më la asnjëherë në subkoshiencë. Më është kujtuar kur përfunduam librin, kur libri ishte gati dhe e çuam për print më është kujtuar dhe e ndava me të, i thashë të kujtohet kjo, mbeti dhe tha po më kujtohet si ka mundësi e mban mend diçka që ka ndodhur kaq kohë përpara. E mbaj mend i thashë sepse është ndoshta një nga motivet që më shtyu të përfshihesha, mos ti zhgënjenim më njerëzit, të bënim gjithçka që shpresat e tyre për një jetë normale, për një Shqipëri normale, për një Shqipëri Europiane, të mos zhgënjeheshin. Dhe ky ka qenë motivi kryesor i futjes në politikë, ky ka qenë motivi kryesor që nuk më ka shkëputur në asnjë moment interesin nga politika në Shqipëria ndonëse kam jetuar për pothuajse 11 vjet larg saj. Së pari në Holandë me studime dhe pastaj për afro katër vjet e gjysmë në Kosovë me misionin e OKB-së. Ideja që ky vend e meriton.

Etiketa: “Misioni im”kreu i Partisë DemokratikeLulzim Basha

Të Lidhura

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

nga 27
18:45 | 15/01/2026
0

Gjykata kushtetuese jep vendim për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e...

Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

nga 27
18:29 | 15/01/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka rikujtuar rëndësinë e sigurisë ekonomike për sigurinë kombëtare, duke cituar fjalët e...

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –

nga 27
17:59 | 15/01/2026
0

Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati. Sipas policisë, 37 vjeçari,...

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja –

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja –

nga 27
17:47 | 15/01/2026
0

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili po gjykohet për çështjen...

Para
Materniteti i vjetër i Tiranës, si KÇK e radhës

Materniteti i vjetër i Tiranës, si KÇK e radhës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

18:45 | 15/01/2026
Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

18:29 | 15/01/2026
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –

17:59 | 15/01/2026
“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja –

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja –

17:47 | 15/01/2026
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie –

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie –

17:31 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –
  • Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –
  • Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –
  • “Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja –
  • Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie –
  • Dashnor Sula mohon çdo diskutim për postin e kryeinspektorit, nuk kam pasur asnjë komunikim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –
  • Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com