Basha: Eksodi i shqiptarëve vazhdon i heshtur, keqqeverisja po i mban larg Europës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Eksodi i shqiptarëve vazhdon i heshtur, keqqeverisja po i mban larg Europës

15:30 | 08/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet nje statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për eksodin e shqiptarëve të vitit 1991.

Basha shprehet se fatkeqësisht eksodi vijon edhe në ditët e sotme, i heshtur dhe i dhimbshëm, kjo për shkak të diktaturës së korrupsionit.

Kryedemokrati thekson se që kjo plagë të marrë fund duhet ndëshkuar modeli korruptiv dhe kriminal i ndërtuar në vend.

Read more

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

Mos më jep leksione nacionalizmi –

“30 vite më parë, 20 mijë shqiptarë mbërritën në brigjet e Italisë me anijen “Vlora”, në përpjekje për të lënë pas vuajtjet dhe tragjedinë që regjimi totalitar i kishte shkaktuar vendit.

Fatkeqësisht, eksodi i shqiptarëve vijon, i heshtur dhe i dhimbshëm, prej diktaturës së korrupsionit, që vret njësoj shpresat për një të ardhme më të mirë, këtu, në tokën tonë. Lëvizja e lirë ka fshehur nga sytë pamjet rrënqethëse të dikurshme por largimi masiv, sidomos i të rinjve, njerëzve të kualifikuar, intelektualëve, lexohet te shifrat e frikshme të shqiptarëve që kanë kërkuar azil përgjatë viteve të fundit.

Lexohet në sytë e përlotur të nënave që kanë larg bijtë dhe bijat e tyre, apo sepse po përgatiten për të marrë rrugët e botës, pasi keqqeverisja po i mban larg Europës dhe një jete më të mirë.

Që kjo plagë të marrë fund, që shqiptarët të gëzojnë frytet e çdo gjëje të mrekullueshme që Zoti i ka falur vendit tonë, duhet ndëshkuar modeli korruptiv dhe kriminal i ndërtuar nga ky regjim dhe duhet zhbërë kapja e shtetit që pasuron një pakicë, ndërsa lë në varfëri shumicën e qytetarëve.

Përkundër masakrës zgjedhore, qytetarët mbështetën planet dhe vizionin e Partisë Demokratike, ndaj ne do të luftojmë me gjithë forcën që na dhanë njerëzit në 25 prill, që t’u kthejmë shumicës së shqiptarëve të drejtën për të jetuar një jetë të plotë dhe të lirë për realizimin e aspiratave të tyre këtu, pranë familjeve dhe miqve të tyre”, shkruan Basha.

Etiketa: Eksodi i shqiptarevekreu i PDLulzim Basha

Të Lidhura

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

nga 27
22:56 | 01/06/2026
0

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

nga 27
22:36 | 01/06/2026
0

“Jemi ende herët për të kuptuar çfarë po ndodh me Zvërnecin, por ama di një gjë: që SPAK ka një...

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

nga 27
22:01 | 01/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të mikpresë të martën Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën si...

Mos më jep leksione nacionalizmi –

Mos më jep leksione nacionalizmi –

nga 27
21:45 | 01/06/2026
0

Ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, iu përgjigj ashpër kryeministrit shqiptar Edi Rama pas reagimit të këtij të fundit ndaj deklaratës së...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

Asnjë viktimë dhe 269 raste me Covid-19 në Kosovë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

22:56 | 01/06/2026
Ja çfarë ka në duar SPAK! –

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

22:36 | 01/06/2026
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

22:01 | 01/06/2026
Mos më jep leksione nacionalizmi –

Mos më jep leksione nacionalizmi –

21:45 | 01/06/2026
Më vjen keq, por… –

Më vjen keq, por… –

21:37 | 01/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –
  • Ja çfarë ka në duar SPAK! –
  • Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –
  • Mos më jep leksione nacionalizmi –
  • Më vjen keq, por… –
  • Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –
  • Ja çfarë ka në duar SPAK! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com