Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Basha: Bujaria e Ramës për pensionistët është 1 bukë e 100 gram djathë në muaj

Nga Klodiana 0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quan tallje të rëndë me pensionistët vendimin e qeverisë për të indeksuar me 1.6 për qind.

Kreu demokrat tha se me vendimin, 635 000 pensionistë në vend arrijnë të marrin një bukë e 100 gramë djathë. Ai deklaron e asnjë vendim i tillë qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni politik.

 Deklarata e Bashës:

 Edi Rama po fryn me pompe vendimin për indeksimin me 1.6 per qind te pensioneve, qe ne te vërtetë është një tallje e rëndë. Një tallje me 635 000 pensionistë, sepse sipas llogarisë për ata ne zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 leke te vjetra ne muaj, ndërsa për ata ne fshat 1300 leke ne muaj.

Pra një bukë e 100 gram djathë ne muaj është bujaria e Edi Rames ndërkohë qe çmimet sipas INSTAT-it qeveritar janë rritur me 4.8% për arsimin me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet. Ky indeksim është nje turp i qeverise në ikje, një mase e pritur me përbuzje.

Çfarë të paguajnë më parë pensionistët me këtë rritje? Çmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco të Beqes? Asnjë vendim i tillë qesharak nuk e shpëton Edi Ramen nga pensioni i afërt politik.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej