Basha: 4 ekspertë perëndimorë do të na ndihmojnë që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: 4 ekspertë perëndimorë do të na ndihmojnë që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura

23:53 | 01/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Katër ekspertë perëndimorë do të na ndihmojnë që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura, kështu u shpreh sot kryedemokrati Lulzim Basha, në “Opinion”, ndërsa theksois se përveç shkencëtarëve shqiptarë, epidemiologëve shqiptarë kam një ekip në dispozicion, nga institucionet që akuzon Edi Rama për fushatë, prej 4 ekspertësh perëndimorë të cilët do të na ndihmojnë që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura.

Lulzim Basha: Çështja e vaksinimit është një çështje shumë serioze, jashtëzakonisht serioze dhe duhet të trajtohet si e tillë. Dua ta bëj fare të qartë vaksinimi është i domosdoshëm dhe unë kam kërkuar që në korrik të merreshin masat për sigurimin e vaksinimit anti-COVID dhe për sigurimin e vaksinimit anti-gripal, të gripit sezonal. Ta nis nga kjo e fundit se na çon tek i pari. Thanë sollëm 200 mijë doza, gënjyen, sepse nuk kanë administruar as 1/10 e tyre. Dhe po t’i kishin administruar, të jeni të sigurt që mijëra nga ata që janë ndarë nga jeta dhe që nuk i shpallin mund të ishin mes nesh sot sepse do i mbronin. Sepse kombinimi i dy grupeve është edhe më vdekjeprurës. E njëjta gjë ka ndodhur, a shkoi në 9 dhjetor ky, shkoi në New York, u zhduk, që e kapën duke blerë këpucë dhe u kthye me këpucë të reja, por tha që shkova të merrja vaksinën. Ku është vaksina? Çfarë transparence kemi ne?

Blendi Fevziu: U sollën vaksinat.
Lulzim Basha: Ku i ke? Ku i ke? Sa vaksina solli? Çfarë premtoi dhe çfarë solli? Tani po të them diçka, vaksinimi është një proces i domosdoshëm.
Blendi Fevziu: Patjetër

Read more

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

Lulzim Basha: por që të ecë siç duhet ka nevojë për dy gjëra: transparencë dhe besueshmëri, që janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk mund të kesh vaksinim kur ti thua morra 500 doza por nuk jua them dot se nga. Nuk mund të kesh transparencë kur ti nuk u thua njerëzve që marrin dozën e parë kur do ta marrin të dytën. Si po administrohet procesi? A po i marrin nga i njëjti lloj? Apo njëri po merr ASTRA ZENECA-n, tjetri po merr SINOVAK-un, e tjetri po merr PFIZER-in.
Blendi Fevziu: Në gjithë botën kështu po e marrin.

Lulzim Basha: Jo, jo sepse kombinimi i vaksinave dhe administrimi i tyre bëhet sipas kritereve shkencore.
Blendi Fevziu: A jo kur merren dy vaksina të ndryshme nga një person jo.

Lulzim Basha: Po pra për këtë po flas. Pra, mungon transparenca dhe kjo ka sjellë mungesën e besueshmërisë. Vaksinimi nuk bëhet me detyrim. Njerëzit duhet të kenë besim që vaksina është, siç besoj unë, një nga mënyrat kryesore për të luftuar pandeminë dhe ndryshimi kryesor që do të sjellë qeveria ime këtu është që vaksinimi nga një proces i shëmtuar shfaqe politike. Po ti heqësh Edi Ramës vaksinimin, rindërtimin dhe Bashën, nuk ka fushatë. Nuk ka fushatë. Pra nga një proces i keqpërdorur politikisht do të jetë një proces i cili do të udhëhiqet nga shkencëtarët. Dua të ndaj një lajm këtu. Në momentin që flasim përveç shkencëtarëve shqiptarë, epidemiologëve shqiptarë kam një ekip në dispozicion, nga institucionet që akuzon Edi Rama për fushatë, prej 4 ekspertësh perëndimorë të cilët do të na ndihmojnë që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura.

 

 

Dhe e fundit që dua të them meqë e ngrite vetë, çfarëdo që të thuash, mungesa e transparencës që ka vrarë besimin tek vaksina, show që rinë gjithë ditën aty duarkryq, a thua çfarë po bën ti aty? Ajo që nuk i falet, nuk i falet dhe tregon, tregon, jo thjesht mungesë totale ndjeshmërie ndaj njerëzve por tregon një, s’dua të përdor shprehje që nuk më takojnë nga ana etike, thotë po ika unë, s’ka vaksinë. Pse çfarë do bëjë ky? Do i marrë me vete në Surrel, vaksinat? Po shqiptarët i paguajnë ato vaksina, s’i paguan ky. Ato vaksina paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ato paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

 

 

Ça do të thotë “po s’qeshë unë, nuk do të ketë vaksina”?! Është një mashtrim, po shumë më shumë se kaq, tregon, natyrisht siç thashë dhe më përpara, që ky është një njeri, i cili pas tetë vitesh, në mungesë totale të çdo arritjeje, po kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës. Pa diskutim që vaksinimi do bëhet. Do bëhet ashtu siç duhet. Do bëhet me modelin amerikan. Do të bëhet me mbështetje perëndimore dhe do të ecë e do të përparojë siç duhet por pa kryeministrin e ardhshëm, duke bërë klounin e cirkut e përsheshin e Shqipërisë.

Etiketa: 4 eksperte perendimoreKryeministri Edi RamaLulzim Bashavaksinimi anti-Covidzgjedhjet e PD

Të Lidhura

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

nga 27
14:45 | 24/04/2026
0

Çmimet e naftës janë ngjitur në nivelin më të lartë që nga shpallja e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa...

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

nga 27
14:25 | 24/04/2026
0

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i...

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

nga 27
14:23 | 24/04/2026
0

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Urbanistikës (KKTU) ka refuzuar sot 26 leje ndërtimi, mes tyre edhe një projekt të kompanisë...

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

nga 27
14:07 | 24/04/2026
0

Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, u pyet në lidhje me një deklaratë të kryeministrit Rama dhënë për Politico, i...

Para
Enkel Demi: Në ditë të hallit, Rama të vjen e të bën edhe punët e shtëpisë (film)

Punëtorë nga Bangladeshi? Kel Demi: Rama rrugaç, s’i dalin llogaritë për mandatin e tretë (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

14:45 | 24/04/2026
Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

14:25 | 24/04/2026
Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

14:23 | 24/04/2026
Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

14:07 | 24/04/2026
80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

14:01 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –
  • Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –
  • Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –
  • Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –
  • 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –
  • Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –
  • Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com