Policia italiane së bashku me atë shqiptare ka arrestuar 3 vlonjatë pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me gomone një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Mësohet se gomonia 10 metra e gjatë është kapur në Bari rreth orës 04:00 të mëngjesit me 1650 kg kanabis në bord.
Dy trafikantët dhe drejtuesi i gomones kanë tentuar t’i shpëtojnë policisë duke u hedhur në det, por roja bregdetare italiane ka bërë të mundur arrestimin e tyre.