Bardhi: Rama, njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi: Rama, njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit

14:44 | 11/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është sot njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, për funksionimin e shtetit ligjor dhe sigurinë e qytetarëve.

Nga selia e kësaj partie, Bardhi u zotua se “ne nuk do ta pranojmë kurrë që Edi Rama të destabilizojë Shqipërinë, të instalojë në vend një diktaturë të re të krimit dhe oligarkisë, dy instrumentat e tij kryesorë për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për të ruajtur më dhunë pushtetin e tij të kriminalizuar.”

Deklarata e plotë

Read more

Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Maj 2026 –

Rama po provon çdo ditë, se për pushtetin e tij personal, të blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar, është gati të sakrifikojë gjithçka, rendin kushtetues, demokracinë, paqen sociale. Kryeministri ilegjitim i bandës së Avdyljave ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij ose duke i asgjësuar institucionet, ose duke i marrë ato nën kontroll.

Edi Rama ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjesuar Gjykatën e Lartë, ka asgjesuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumenta politikë kundër kundërshtarëve politikë Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Policinë e Shtetit, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përgjimet tronditëse, të publikuara pak ditë më parë nga gazeta gjermane BILD, provuan se Edi Rama  e mori dhe e mban pushtetin vetëm me ndihmën e krimit të organizuar dhe të bandave.

Përgjimet faktuan çdo denoncim të bërë nga Partia Demokratike këto 6 vjet se  për të ardhur në pushtet, Edi Rama bëri marrëveshje me krimin e organizuar dhe e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet në mes të Europës. Pakti i tij me krimin është arsyeja madhore që na ka mbyllur derën e Europës dhe po rrezikon rikthimin e vizave për shqiptarët.

Pakti i Edi Ramës me krimin është pakt për të vjedhur Shqipërinë. Bashkë me një grusht oligarkësh, ai e ka kthyer Shqipërinë në pronë private të tij, ku pasuritë dhe buxheti i Shtetit është në dorën e pak njerëzve që kanë lidhje të ngushta me Kryeministrin e dalë nga vota e blerë nëpërmjet avdyljave në të gjithë Shqipërinë.

Është pakti i Edi Ramës me krimin dhe një grusht oligarkësh, arsyeja kryesore që  ka rrënuar ekonominë, ka larguar investitorët e huaj dhe ka mbyllur me mijëra biznese të ndershme shqiptare, duke rritur papunësinë, duke penguar hapjen e vendeve të reja të punës, duke detyruar me qindra mijëra shqiptarë të largohen pa shpresë nga vendi i tyre.

Për shkak të paktit të Edi Ramës me krimin, Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq të rrezikshëm, në të cilin demokracia dhe e drejta themelore e qytetarëve për të zgjedhur të lirë qeverisjen që duan, është drejt asgjesimit të plotë.

Ne nuk do ta pranojmë kurrë që Edi Rama të destabilizojë Shqipërinë, të instalojë në vend një diktaturë të re të krimit dhe oligarkisë, dy instrumentat e tij kryesorë për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për të ruajtur më dhunë pushtetin e tij të kriminalizuar.

Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne po krijojmë Aleancën e vlerave, Aleancën me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit kushtetues.

Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, do t’i garantojmë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

Përmes reformave të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore ne do t’i japim fund njëherë e mirë modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze.

Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

Etiketa: gazeta gjermane “Bild”gazment bardhi]Partia Demokratikesekretari i Përgjithshëm i PD

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:03 | 14/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me...

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

nga 27
07:57 | 14/05/2026
0

Bizneset shqiptare kanë një rrugë shumë të gjatë për tu afruar me BE-në sa i përket produktivitetit. Një studim i...

Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –

nga 27
07:51 | 14/05/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje që pritet të...

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Maj 2026 –

nga 27
07:25 | 14/05/2026
0

DashiKa pak tensione në familje, por nuk janë situata që duhen marrë shumë seriozisht. Yjet ju këshillojnë të mos merrni...

Para
“Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime në 30 qershor”/ Neritan Ceka shpërthen në mallkime (film)

“Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime në 30 qershor"/ Neritan Ceka shpërthen në mallkime (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:03 | 14/05/2026
Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

07:57 | 14/05/2026
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –

07:51 | 14/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Maj 2026 –

07:25 | 14/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 14 maj 2026 –

07:23 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –
  • Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 14 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 14 maj 2026 –
  • Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com