Banorët e Tiranës do të paguajnë të njëjtin çmim uji me banorët e Kamzës apo Pogradecit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banorët e Tiranës do të paguajnë të njëjtin çmim uji me banorët e Kamzës apo Pogradecit

14:09 | 28/07/2017
në Uncategorized
0

Nga Albina Ferko Nanaj

Dje, si anëtarë të grupit të PDIU në Këshillin Bashkiak votuam pro miratimit të propozimt të UKT për ndryshimit e nivelit të tarifave të ujit të pijshëm, konkretisht për rritjen e çmimit të tij.

Sigurisht që jemi aty për të marrë vendime, ndonjëherë edhe të vështira dhe të padëshiruara, por kjo është pjesë e përgjëgjësisë tonë, për të qëndruar besnik ndaj interesit të përgjithshëm qytetar për të cilin jemi votuar dhe mandatuar.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Përballë amortizimit të mëtejshëm të rrjetit, rrezikut të mosfurnizimit të zonave të caktuara me ujë në vitet e ardhshme dhe alternativës së furnizmit me ujë të pijshëm 24 orë brenda 5 vitesh, por me koston e rritjes së çmimit të ujit me 20 lek/m3 për qytetarët, ne zgjodhëm te votonim alternativën e dytë, ashtu siç besoj se do të bënte çdo qytetar i arsyeshëm. Tashmë, banorët e Tiranës do të paguajnë të njëjtin çmim uji që paguajnë banorët e Kamzës apo Pogradecit.

Sigurisht që propozimi ishte i mbështetur edhe mbi argumente teknike dhe financiare, por edhe nje Biznes Plan sesi furnizimi 24 orë në ditë mund të arrihej brenda 5 viteve në vijim, për të cilat eshte diskutuar gjatë në komisionet përkatëse.

Kjo gjë është e mundur dhe e realizueshme, mjafton të marrim shëmbullin e bashkisë së Korçës ku falë një investim prej 80 mln dollarë sot furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë. Për një qytet me gati 1 milion banorë si Tirana investimet duhet të jenë më të mëdha. Nëse 2/3 e ujit të prodhuar nuk faturohet kjo ndodh në përqindjen më të madhe për shkak të rrjetit të amortizuar të shpërndarjes, duke qenë se investimet e fundit madhore janë bërë në vitet ’70. Ky është një argument më shumë për rëndësinë e këtyre investimeve.

Uji është një e mirë publike, pasuri e përbashkët e qytetarëve, por shërbimi për sjelljen e tij në rubinetat tanë sigurisht që ka kosto dhe këto kosto duhet të mbulohen nga dikush, që në rastin në fjalë janë përdoruesit e ujit. Ky është një fakt që duhet ta pranojmë edhe pse shpesh nuk na pëlqen të shpenzojmë për të mira që i shfrytëzojmë dhe i kërkojmë falas, ashtu siç u abuzua për vite me radhë me energjinë elektrike. Organet shtetërore siç kanë detyrë garantimin e shërbimeve, kanë detyrë edhe garantimin e moslejimit të shpërdorimit dhe abuzimit me të mirat publike.

Si PDIU, u përpoqëm të përdornim forcën dhe mandatet që qytetarët na kanë dhënë për të përmirësuar dhe lehtësuar aq sa mundeshim impaktin e këtij vendimi për qytetarët, duke qenë të vetëdijshëm për lojërat e shumta politike të inskenuara nga opozitëra të shtira, të supozuara apo nënkuptuara, ku të gjithë përpiqen të hiqen çfarë nuk janë në të vërtetë.

Në thelb, ndryshimet apo garancitë që kërkuam lidheshin me sigurimin e furnizmit më ujë, si një e drejte themelore, për shtresat në nevojë që nuk kanë mundësi të paguajnë për rritjen e çmimit. Ky propozim u mbështet nga mazhoranca në këshill dhe pasi të zbardhet i detajuar do t’i dergohet bashkë me vendimin Entit Rregullator të Ujit, si autoriteti epror që thotë fjalën e fundit për ndryshimin e këtij çmimi. Po ashtu, kërkuam dhënien fund abuzimeve me ujin, që shkaktojnë trajtim diskriminues për ata që paguajnë rregullisht, edhe pse mendoj se në këtë aspekt gjatë këtij mandati është bërë shumë më tepër nga ç’mund të jetë bërë n vitet e mëparshme.

Kjo përvojë duhet të shërbeje edhe si një mësim për të gjithë, që të mos reagojmë në fund, ndërsa kemi toleruar shkatërrimin, amortizimin, degradimin, abuzimin ndër vite. Si një mësim që të kuptojmë rëndësinë jetike të ujit dhe të përdorimit të kujdesshëm të tij, por edhe të aseteve të përbashkëta në përgjithësi.

Të mos harrojmë se kjo rritje e çmimit është gjithashtu pasojë e keqmenaxhimit të shtrirë në vite, për të cilin përgjegjësit janë të shumtë, ndër zyrtarë dhe qytetarë.

Me kapacitetin tonë njerëzor, të prirë nga interesi afatgjatë i qytetarëve, gjithashtu bazuar edhe në argumentet e parashtruara, ne morëm pikërisht këtë vendim, i cili shpresoj dhe uroj të jetë më i miri për qytetarët e Tiranës, dhe që brenda afateve të premtuara të kemi furnizimin më ujë cilesor dhe të pandërprerë. Sigurisht që në fund, suksesi apo dështimi i çdo vendimi politik gjykohet nga qytetarët, përmes votës së tyre.

PS: Sa për sinqeritetin e një vendimarrjeje, jo gjithmonë është i lidhur me produktin, prandaj dikush tjetër mund ta vlerësojë më mirë.

Etiketa: Albina Ferko NanajBashkia TiraneçmimikamezPDIUPogradecrritjeuje i pijshem

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Punësime për fushatë në burgun e Shkodrës, nën akuzë tre persona

Shkarkohet nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com