• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banka Botërore kritikon qeverinë shqiptare: Po shpërdoron buxhetin

09:11 | 21/02/2022
në Uncategorized
0

Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në përmirësimin e menaxhimit të financave publike gjatë 6 viteve të fundit sidomos në drejtimit të hartimit të legjislacionit, por kjo ka qenë e pamjaftueshme për të përmirësuar problematikën gjatë zbatimit të buxhetit të shtetit, vuri në dukje Banka Botërore në një rishikim të thellë që i bëri zhvillimeve ekonomike të vendit së fundmi.

Si një nga financuesit kryesorë të një reformës që u ndërmor pas vitit 2013 për të forcuar menaxhimin e financave publike, 7 vite nga zbatimi, Banka shfaqi rezerva për mënyrën se si qeveria shpenzon taksat e shqiptarëve.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Për shembull, Banka vuri në dukje se, disa projekte investimi të transportit rrugor të zbatuara në 2014–18 nuk ishin të përfshira në Planin Kombëtar të Transportit të Shqipërisë dhe as në Strategjinë e Sektorit të Transportit. Këto projekte u zhvilluan pa pasur paraprakisht një arsyetim ekonomik të dokumentuar. Për më tepër, vendimet e reja për investime nuk marrin parasysh nevojat e mirëmbajtjes pas përfundimit të projektit.

Banka evidentoi se ka ende boshllëqe të mëdha që pengojnë alokimin dhe ekzekutimin efikas të shpenzimeve publike. “Kuadri buxhetor afatmesëm është jo i besueshëm dhe nuk është i lidhur me planifikimin buxhetor vjetor. Ka mangësi në monitorimin e shpenzimeve, duke përfshirë detyrimet e prapambetura si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor” evidentoi ekspertiza e BB-së.

Kuadri aktual ligjor dhe rregullator i Shqipërisë ofron bazën e duhur për koordinimin ndërmjet Planit Buxhetor Afatmesëm dhe dokumenteve buxhetore vjetore, por megjithatë vetëm ndryshimet ligjore nuk janë të pamjaftueshme për të adresuar sfidat, thuhet me tej.

Vlerësimi dhe përzgjedhja e projekteve investuese vazhdon të jetë e fragmentuar dhe e varur nga burimi i financimit dhe procesi për partneritet publik-privat është i ndarë nga ai i investimeve publike.

Banka vërejti se agjencitë qeveritare kanë kompetenca të mbivendosura, gjë që dobëson aftësinë e qeverisë për të menaxhuar dhe monitoruar përzgjedhjen, hartimin dhe zbatimin e projekteve të investimeve.

Ekspertët këshilluan që Njësia e Menaxhimit të Investimeve nën MFE (te përfshijë edhe menaxhimin e partneriteteve publiko-private) dhe para se të miratojë projektet e investimit duhet të jetë e siguruar për vlerën e tyre dhe kapacitetet e financimit.

Angazhimet për të mos krijuar detyrime të prapambetura nuk po funksionojnë

“Buxheti duhet të riorganizohet më tej për të siguruar që shpenzimet të mos tejkalojnë buxhetet dhe të krijojnë detyrime te prapambetura. Sistemi i Informacionit Financiar të Qeverisë Shqiptare (SIFQSH) aktualisht mbulon 15 institucione buxhetore, të cilat përfaqësojnë rreth 74 për qind e totalit të shpenzimeve publike” thuhet në raport.

Banka rekomandoi se qeveria duhet të përshpejtojë procesin e regjistrimit të institucioneve të tjera të mëdha buxhetore në SIFQSH, në mënyrë që kontrollojë më tej shpenzimet dhe detyrimet e prapambetura si dhe të automatizojë listën e pagave përmes Informacionit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore. U vu në dukje se, megjithë kuadrin rregullator ende krijohen detyrime të reja të prapambetura sepse kontrollet e angazhimit nuk janë “de facto” operacionale.

Etiketa: Banak BoterorebuxhetiQeveria

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Kur presidenti i Lidhjes belge për të drejtat e njeriut i shkruante atij francez që të mbështeste lirimin e Dervish Himës nga autoritetet turke

Kur presidenti i Lidhjes belge për të drejtat e njeriut i shkruante atij francez që të mbështeste lirimin e Dervish Himës nga autoritetet turke

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Unë ta zgjidh këtë punë”- Takimet e Naim Murselit, si e organizoi… –

“Unë ta zgjidh këtë punë”- Takimet e Naim Murselit, si e organizoi… –

17:51 | 03/12/2023
“Shkatërrimi total i Hamasit” do të merrte një dekadë, thotë Macron –

“Shkatërrimi total i Hamasit” do të merrte një dekadë, thotë Macron –

17:45 | 03/12/2023
Arrestimi i kriminelëve nuk mjafton –

Arrestimi i kriminelëve nuk mjafton –

17:39 | 03/12/2023
VIDEO/ Përplasja e frikshme, gjakoset Broja, bie keq në fushë!

VIDEO/ Përplasja e frikshme, gjakoset Broja, bie keq në fushë!

17:27 | 03/12/2023
Zbardhet dëshmia e Naim Murselit në gjykatë për vrasjen e Liridonës! –

Zbardhet dëshmia e Naim Murselit në gjykatë për vrasjen e Liridonës! –

17:15 | 03/12/2023

Më Të Lexuarat

  • “Unë ta zgjidh këtë punë”- Takimet e Naim Murselit, si e organizoi… –
  • “Shkatërrimi total i Hamasit” do të merrte një dekadë, thotë Macron –
  • Arrestimi i kriminelëve nuk mjafton –
  • VIDEO/ Përplasja e frikshme, gjakoset Broja, bie keq në fushë!
  • Zbardhet dëshmia e Naim Murselit në gjykatë për vrasjen e Liridonës! –
  • Kur ke tre skuadra të preferuara, por… –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Unë ta zgjidh këtë punë”- Takimet e Naim Murselit, si e organizoi… –
  • “Shkatërrimi total i Hamasit” do të merrte një dekadë, thotë Macron –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com