Bandat iu sulën policisë në Elbasan si Pablo Escobar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bandat iu sulën policisë në Elbasan si Pablo Escobar

19:43 | 08/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Bujar Nishani

Sulmi agresiv i bandës së Elbasanit mbi policinë konfirmoj faktin e dhimbshëm se krimi i organizuar në Shqipëri ka arritur formën më të lartë të organizimit, Mafien. Në historinë botërore të këtij organizimi konfirmohen të njëjtat karakteristika. Pasuri miliardëshe nga trafiku i drogës, korruptimi i policisë, lidhjet me nivelet e larta politike përmes mbështetjes elektorale, marrja e aseteve dhe pasurive publike dhe kulmon me agresionin arrogant ndaj vetë shtetit. Në Shqipëri trafiku i drogës mori përmasat e bisnesit miliardësh gjatë dy viteve të fundit.

Në 2016-2017 sasia e parave të përfituara nga kjo veprimtari kriminale e kalonte buxhetin vjetor të shtetit. Në vënde të tilla si Kolumbia, Meksika apo të tjera të Amerikës së Jugut të cilat kanë qenë dhe epiqendra botërore të trafikut të drogës ky bisnes kriminal kapte miliarda por jo tç tejkalonte buxhetin e vetë shtetit. Rasti ynë duket më i dhimbshëm.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Një nga trafikantët më të mëdhenj në Meksikë, Amado Carrillo Fuente, mori pseudonimin “Zoti i Qiejve” për shkak të transportit të drogës me avionë të mëdhenj. Në Shqipëri transporti i drogës me avionë u bë një fenomen masiv dhe përgjegjësit për luftën ndaj tyre talleshin “live” me shqiptarët duke ju treguar kaçatorrët që dezinfektonin mushkonjat.

Për Joauqin “El Chapo” Guzman kryetrafikant në Meksikë, tregohen shumë histori që ndihmonte të varfrit, apo paguante faturën e të gjithë personave që ndodheshin në restorantin ku ai hante. Në Shqipëri shëtitja e deputetëve nën shoqërinë e gangsterrëve gjatë fushatës elektorale, market më market duke paguar listat e gjata të borxheve të qytetarëve zëvendësoj pothuajse totalisht takimet elektorale me qytetarët ku të paraqiteshin apo diskutoheshin programet qeverisëse.

Pablo Escobar ne Kolumbi pasi korruptoj pa fund policë, prokurorë e politikanë, pasi provoj edhe vetë për një kohë të shkurtër karrrierën politike vendosi ti sulej me tank dhe blind stacioneve të policisë.
Në Elbasan mafia e drogës ju vërsul me makinë të blinduar forcave të policisë gjatë ushtrimit të detyrës prej tyre.

Krimi i rëndë i Elbasanit në vend që të nxirret më shumë në dritën e diellit që ti jepet shanc drejtësisë të bëhet po merr investim të madh që të fshihet dhe harrohet. Tentativa agresive e shumë operatorëve për ta transferuar ngjarjen nga sulmi mafioz ndaj shtetit në betejën mes grupeve kriminale është po ashtu investim i Mafias. Në Elbasan natën e 18 shtatorit nuk pati luftë midis bandave. Jo. Për fat atë e panë të filmuar të gjithë shqiptarët. Atë natë banda e Elbasanit ju vërsul me mjet të blinduar policisë. Ajo nuk guxoj të reagoj. Kaq e thjeshtë ishte ajo që ndodhi por shumë e thellë dhe komplikuar arsyeja dhe pasoja e saj.

Banda e Elbasanit nuk është e vetmja që ka arritur formën e lartë të organizimit kriminal, atë mafioz. Banda të tilla kemi parë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër etj. Ky ishte dhe dështimi më i madh i shtetit. Shqipëria nuk mund të lejohet të kthehet përfundimisht në vendin ku anëtarët e klaneve mafioze të kapardisen rrugëve, restoranteve, kafeneve të qyteteve tona.

Me armë në brez të gjobisin çdo bisnes dhe trafikojnë çdo vajzë që piketojnë. Të kryejmë egzekutime dhe përvetësojnë pasuritë publike. Jo ! Shqipëria duhet të jetë vendi i turistëve që mengjezi i gjen në Valbonë e mbrëmja në Llogara. E hëna në Berat dhe fundjava në bregun e Jonit. Ku shqiptarët e thjeshtë dhe jo mafia, të bëjnë bisnes me bukuritë që ofron Thethi e Boga, Voskopoja e Kelmendi, Tomorri dhe Butrinti. Shqipëria nuk mund të kthehet në hambarin e drogave drejt Evropës por në mundësinë e fermerëve që eksportojnë gjithë vitin. Këto janë plotësisht të mbërritshme.

Por që të ndodhin duhet mundur mafia. Beteja me të tani është betejë që nuk mund të ketë kthim pas. Ajo nis e mbaron tek pasuritë e paligjshme të saj. Tek paratë e pista që lehtësisht sekuestrohen. Veç duhet vullnet politik që të bëhet ajo. Nëse nuk bëhet kjo atëhere nuk ka luftë kundër Mafies. Kush do ta ofrojë këtë vullnet politik, kush do godasë pasuritë e vëna përmes krimit dhe që vihen në shërbim të krimit do mund ta bëjë këtë betejë dhe do ta fitojë atë.

Etiketa: bandaBujar NishaniElbasanMafiaPablo EscobarPolicia

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Psikologu në shkollë

Psikologu në shkollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com