Balluku reagon për protestën: Në kushtet e emergjencës nisja e punës nuk varet nga ne – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balluku reagon për protestën: Në kushtet e emergjencës nisja e punës nuk varet nga ne

15:34 | 17/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministria e Transporteve, Belinda Balluku ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar sot nga përfaqësuesit e disa kompanive të transportit publik.

Në një deklaratë shpërndarë mediave, Balluku thekson se në kushtet e situatës së emergjencës shëndetësore në vend, hapja e transportit publik nuk është në tagrin as të MIE dhe aq më pak të kompanive të transportit, por vetëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi Qeveria Shqiptare vlerëson se jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se çdo interes tjetër.

Deklarata e Plotë:

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është njohur me deklaratat konfuze të bëra nga përfaqësuesit e disa kompanive të transportit publik. Një javë më parë, kur Qeveria vendosi rinisjen e transportit publik, këta përfaqësues deklaruan se nuk do të nisnin punën në shenjë proteste, ndërsa sot ata kanë dalë me një kërkesë tjetër, për hapjen e transportit dhe nisjen e punës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dëshiron të sqarojë opinionin publik se, në kushtet e situatës së emergjencës shëndetësore në vend, hapja e transportit publik nuk është në tagrin as të MIE dhe aq më pak të kompanive të transportit, por vetëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi Qeveria Shqiptare vlerëson se jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se çdo interes tjetër.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen me një javë të hapjes së Transportit Publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike, nisur nga shtimi i rasteve të të prekurve me COVID-19.

Në funksion të mbështetjes së sektorit të transportit publik, ashtu sikurse është vepruar edhe me sektorët e tjerë të prekur nga masat parandaluese të COVID-19, Qeveria Shqiptare ka marrë tashmë vendime mjaft të rëndësishme si:

• Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;
• Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vazhdon përpjekjet e saj për të gjetur forma dhe mundësi për mbështetjen e sektorit të transportit publik dhe çdo nismë e re do të bëhet publike në momentin më të parë të mundshëm.

Nga ana tjetër MIE shpreh gadishmërinë e plotë për të mbështetur nisjen e veprimtarisë së transportit publik, menjëherë sapo të gjykohet e mundur nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe ju bën thirrje përfaqësuesve të kompanive të Transportit Publik, të distancohen nga disa individë në radhët e tyre, të cilët ditët e fundit kanë ushtruar dhunë dhe presion deri edhe ndaj përfaqësuesve të shoqatave të Transportit Publik.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është duke përgatitur një reformë të thellë strukturore në sektorin e Transportit Publik, e cila synon nga njëra anë të formalizojë plotësisht këtë sektor dhe nga ana tjetër të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët. Kjo reformë do të prezantohet në fund të muajit shtator të këtij viti dhe do të nisë nga implementimi në janar të vitit 2021.

Etiketa: Belinda Ballukuministria e transporteveqeveria shqiptare

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Paloka: Bandat dënojnë ish-deputetin për t’i mbyllur gojën opozitës

Paloka: Komisioni i Ekonomisë rrëzoi 3 dekretet e Presidentit, Parlamenti noter i grabitjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com