Teatrot në rrethe kanë vdekur, zonja ministre tunduni. Nuk jemi tregtarë specash. Unë nuk jam kalimtar dhe nuk mendoj për lekët, unë jetoj për teatrin, jam i vërtetë dhe nuk i servilosem askujt. Zonja ministre vlerësojini dhe respektojini artistët. Asnjë nga studentët nuk kthehet andej nga ka ardhura pasi teatrot në bashki kanë vdekur, merrnin zorrën e ujit nga lokali përballë për të larë fytyrën zonja ministre. Unë për 3-4 vjet dal në pension, por teatri është shpirti i këtij vendi, investoni zonja ministre, për teatrin shqetësohem unë. Kam pengjet e artistëve që kanë ikur 50 vjeç nga kjo jetë. Ju nuk i dini po i di unë. Ju shqetësoheni pse shqetësohemi ne. Për këta shqetësohem unë. Asnjë kryeministër nuk mbahet mend në Brazil, por Pele mbahet mend, sepse arti është ai që mbahet mend.
Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –
Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...