Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se çdo propozim për president që mban firmën e Berishës. Balla tha se rrëzimi nuk ka të bëjë me propozimin, por me emrin e propozuesit.
“Do rrëzohet çdo propozim që mban firmën e Berishës. Rrëzimi nuk ka të bëjë me propozimin, por me emrin e propozuesit. Nesër ne do takohemi me grupet parlamentare që t’i japim vendit një president mbi palët. Kemi përjashtuar çdo dialog me Berishën për presidentin” – tha Balla.