Baca Adem me veprën e tij edhe në varr do të na bëjë të ndihemi të turpëruar… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Baca Adem me veprën e tij edhe në varr do të na bëjë të ndihemi të turpëruar…

17:46 | 27/07/2018
në Uncategorized
0

Nga Elkier Bushkolaj

Në 1998-n, kur përfaqësuesi i SHBA-ve për Ballkanin, Robert Gelbard, e pati cilësuar UÇK-në organizatë terroriste, Adem Demaçi do ta kundërshtonte pa iu dridhur syri, duke i treguar se jo të gjithë politikanët shqiptarë nuk e dinë kufirin ku mbaron respekti për mikun, e ku fillon servilizmi ndaj tij.

Mjafton ky episod, për të treguar se kush ishte Adem Demaçi, i cili jetën dhe veprën e tij ia kushtoi kombit dhe flamurit. E kjo i kushtoi, jo pak, por 30 vjet burg.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Adem Demaçi gjatë gjithë jetës së tij ishte i bindur se liria nuk falet as nuk dhurohet, por fitohet me sakrifica dhe gjak dhe nuk dha leksione për betejat, por ishte vetë në front të parë të luftës.

Baca Adem e dinte mirë se ky popull që nuk ka pranuar nënshtrim karshi romakëve dhe Perandorisë Osmane, do ta fitonte dhe betejën me rusët e Ballkanit, ndaj nuk bëri asnjë kompromis me dinjitetin e tij.

Ai luftoi për t’i parë trojet shqiptare në një shtet të vetëm, por për ironi të fatit, në homazhet për vdekjen e tij do shkojnë Kryeministri, Ministrat e Vilajetit Kosovës, 85 zëvendësministra dhe 150 kryetarë partish politike.

Aty do jenë përfaqësuesit e Qeverisë Shqiptare, gjysma e kabinetit të Qeverisë Maqedonisë, që përfaqësojnë shqiptarët, e kujdesen t’i mbajnë të përçarë.

Mund të jetë ndonjë ministër shqiptar pjesë e Qeverisë Malit të zi, ku shqiptarët po shkojnë drejt asimilimit total.

Janë këta politikanë, simbol tepsie e vilajeti, që sot, nesër e pasnesër do shprehin nëpër ekrane e portale dhimbjen për humbjen e Adem Demaçit, i cili ishte nga ata burra që pjesëtarëve të “Shtabit të Milionerëve” ua tha të vërtetat e në sy, ndërsa lartësoi veprën e atyre pjesëtarëve të UCK-së, që lartësuan emrin e shqiptarit.

Adem Demaçi, djalit të tij i vuri emrin Shqiptar Demaçi, ndërsa në politikë na la peshqesh nxënësin e tij të devotshëm, Albin Kurtin, i vetmi politikan në mbarë trojet shqiptar që mban gjallë shpresën për Bashkim Kombëtar, si e vetmja formë për të plotësuar amanetin e të parëve tanë.

Për, Adem Demaçin, foli edhe Edi Rama, të cilin e cilësoi si një burrë të madh, por kur vendosi të merrte një këshilltar nga Kosova, zgjodhi Baton Haxhiun dhe Shkëlzen Maliqin.

Ngushëllime për Ademin shprehen të gjithë zyrtarët e lartë shqiptare të mazhorancës dhe opozitës, të cilët prej 30 vitesh po shkrijnë Shqipërinë për pasuritë e tyre personale, krejt e kundërta e asaj çka bëri Adem Demaçi.

Në homazhe do jenë edhe biznesmenë ndër më të fuqishmit në Kosovë, që do shprehin ngushëllime për Bacën Adem, ndërkohë pas homazheve do shkojnë në Beograd të ngarkojnë kamionët me ushqime dhe miell të skaduar për t’i shituar në trojet shqiptare.

Ne mediat e Kosovës për veprën e Adem Demaçit, do të dalin e do të flasin “Baballarët e Kombit Kosovar” do të dalin e do të komentojnë gazetarë e analistë, portalet e të cilëve i financon Serbia e Turqia, si dhe marrin honorare në Beograd, Moskë e Stamboll.

Janë po këta njerëz, që pas 1990-s e bënë Adem Demaçin pjesëtar të shërbimit sekret serb, spiun të shokëve të idealit.

Burra si Adem Demaçi i vijnë rrallë një populli të vuajtur si tonit, ndaj duhet të nxjerrim mësime nga trashëgimia që ai na la.

Etiketa: adem demacielkier bushkolaj

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ilir Meta i hap luftë qeverisë; nuk dekreton ligjin për Teatrin

Ilir Meta i hap luftë qeverisë; nuk dekreton ligjin për Teatrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

09:59 | 24/02/2026
Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

09:47 | 24/02/2026
Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

09:35 | 24/02/2026
Rikthehen emocionet e Champions League, spikasin Inter-Liverpool dhe Atalanta–Chelsea –

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –

09:29 | 24/02/2026
Ka një gjumë letargjik në PD, partia ka nevojë për t’u hapur më shumë –

Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

09:27 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –
  • Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –
  • Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –
  • Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –
  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –
  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –
  • Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com