Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy personave të një familje në Demenas të Fierit të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre. Mësohet se babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur me autoambulancë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.
Raportohet se gruaja, e infektuara e tretë me COVID-19 vijon të qendrojë në shtëpi, pasi paraqet gjendje të qëndrueshme shëndetësore deri më tani.
Ndërkohë pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP për të marrë tamponet për 17 mjekë, infermierë dhe sanitarë të këtij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditësh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61 vjecare, e cila kishte fshehur faktin që kish qenë në Itali, ku dhe mund të jetë infektuar.