Një emigrant shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi, si pasoje e një aksidenti. Shqiptari ishte duke lëvizur me traktor, në momentin kur humbi kontrollin e mjetit bujqësor.
Si rrjedhojë traktori doli nga rruga dhe u përmbys. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 në Mesolongi.
Mësohet se viktima do të bëhej baba për herë të dytë, pasi gruaja e tij është shtatzënë dhe pritet të lindë të ditët në vijim. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.