Një aksident i rëndë i mori sot jetën një 64-vjeçari në Lushnje, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Sipas Policisë, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, u aksidentua me pasojë vdekjen 64-vjeçari F.M, policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja.
Mësohet se autor i aksidentit ka qenë shtetasi J.G, 17 vjeç.
Pas aksidentit, shtetasi J.G u largua nga vendngjarja por më pas u bë shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.