Automjeti 8+1 i të kamurve: A janë tetë njerëz të pasur sa e gjithë gjysma e popullsisë së botës? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Automjeti 8+1 i të kamurve: A janë tetë njerëz të pasur sa e gjithë gjysma e popullsisë së botës?

17:42 | 24/01/2017
në Uncategorized
0

The Economist: Titulli i bujshëm krahasues i Oxfam ka disa të meta

Çdo dhjetë minuta automjetet tetë vendesh Volkswagen transportonin delegatët nga hotelet ku ishin akomoduar drejt Davos, Zvicër, vendi ku u mbajt takimi i përvitshëm i Forumit Ekonomik Botëror. Nëse tetë njerëzit më të pasur do t’i vendosnit në njërin prej këtyre automjeteve, ata do të ndiheshin pak ngushtë, shkruan The Economist. Por mund të ngushëllonin veten me një statistikë  të jashtëzakonshme, ku sipas Oxfam, një organizatë bamirëse, ata zotërojnë po aq pasuri (426 mld dollarë) sa e gjithë pasuria e kombinuar e gjysmës së popullsisë së botës (409 miliardë dollarë).  

Për të bërë këtë përllogaritje të habitshme, organizata e bamirësisë merr të dhënat e publikuara të Revistës Forbes, e cila liston pasurinë e miliarderëve dhe të dhënat e Credit Suisse, e cila përllogarit pasurinë që zotëron çdo njeri në botë, falë punës së përpiktë nga tre studiuesit e pasurisë, Anthony Shorrocks, Jim Davies dhe Rodrigo Lluberas.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Pedantët, megjithatë, kritikojnë titullin e bujshëm krahasues për mënyrën se si Oxfan ka trajtuar borxhin, dollarin, tregun e punës dhe të dhënat. Më pak të pasurit në botë përfshijnë mbi 420 milionë të rritur, borxhi i të cilëve tejkalon asetet e tyre, duke i lënë me një pasuri neto negative. Pjesa më e madhe e këtij borxhi neto i takon njerëzve që jetojnë në vende me të ardhura të larta. Për shembull, mbi 21 milionë amerikanë kanë një pasuri të kombinuar së bashku prej  minus(-) 357 miliardë dollarë. Vetëm njerëzit me perspektivë relativisht të mirë, sipas standardeve globale, mund të jenë kaq të varfër, mjeranët e tjerë të botës kurrë nuk mund të marrin kaq shumë borxh. Nëse të gjithë këto njerëz me pasuri nën zero përjashtohen nga krahasimi, gjysma me e varfër e popullsisë së mbetur do të kishin një pasuri të kombinuar të vlefshme me 98 miliarderët më të pasur.

Ekipi i Credit Suisse konverton pasurinë botërore në dollarë sipas normave të tregut. Por dollari është forcuar në vendet e varfra. Kështu studimet e mbi varfërinë globale zakonisht e bëjnë konvertimin e monedhave me anë të barazisë së fuqisë blerëse. Nga të dhënat mbi pasurinë, gjithashtu, përjashtohet aseti më i madh i të varfërve, kapitali i tyre human apo ndryshe krahu i punës. Kthimi nga ky aset, siç janë pagat, gjithsesi pasqyrohet në  statistikën e të ardhurave. Pra ndërsa pjesa e e varfër  e popullsisë ka një pjesë të papërfillshme të pasurisë botërore, ata kanë një pjesë më të madhe në të ardhurat globale.   

Në vlerësimin e pasurisë së të varfërve me 409 miliardë dollarë, Oxfam duket se ka kryer një gabim në rrumbullakim. Shifra duhet të jetë 384 miliardë dollarë. Për nga vlera, 384 mld dollarë janë më pak se pasuria e shtatë më të pasurve të botës. Nuk do të jetë aspak e nevojshme që t’i zëmë frymën Michael Bloomber-ut, i teti më i pasuri në botë, në automjetin tetë vendesh të të kamurve. Kjo do t’i mundësonte shtatë të parëve hapësirë më të madhe për të shtriqur mirë këmbët. 

/monitor.al/

Etiketa: Forumit Ekonomik BotërorOxfamthe economist

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Meta: Autoritetet të garantojnë sigurinë fizike dhe juridike të investitorëve të huaj dhe vendas

Reforma në drejtësi/ Kuvendi: Të premten hidhet shorti për anëtarët e KED

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

18:42 | 14/01/2026
Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

18:00 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026
Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

17:16 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –
  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –
  • Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –
  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com