Një makinë është futur mes turmës në Melburn të Australisë dhe si pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhe 25 të tjerë janë plagosur. Bëhet me dije se incidenti ndodhi përgjatë pedonales jashtë qendrës tregtare “Bourke St”. Mësohet se ngjarja nuk ka lidhje me pistën terroriste.
Drejtuesi i makinës është parë të drejtonte makinën në mënyrë të rrezikshme në qendër të një kryqëzimi të qytetit, duke shtypur kalimtarë të ndryshëm.
Policia ka konfirmuar se të paktën tre persona kanë vdekur dhe se një burrë është arrestuar pas incidentit.