Aureliano Ulndreaj, Komisioner i Bashkimit Europian për një ditë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aureliano Ulndreaj, Komisioner i Bashkimit Europian për një ditë

15:47 | 01/02/2020
në Gossip, Kryesore
0

Ambicjet  dhe jeta e një të riu shqiptar jo të zakonshëm . Njihuni me studentin që u shpall fitues në një konkurs europian për idetë e tij inovative

Nga Alessia Selimi

Një 25-vjeçar ambicioz, për të cilin në fund të ditës ka rëndësi vetëm dija e përftuar. I renditur mes katër fituesve të një konkursi të realizuar nga Bashkimi Europian, ku në fokus ishte inovacioni dhe qasja e rinisë, Aureliano Ulndreaj shfaqet modest. E megjithatë, i qartë në atë se çfarë kërkon të arrijë në një të ardhme të afërt. Ndryshe nga një pjesë e mirë e të rinjve të sotëm, të cilët enden kuturu. Aureliano bën pjesë tek ata të mbeturit pak në numër, që e vrasin mendjen për të bërë diçka, ku hedh shtat ndjenja qytetare dhe përgjegjësia për të sjellë ide dhe projekte dashamirëse për vendin e tyre.

Read more

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

Nuk ndalet vetëm në fitoren e një djali nga Shqipëria, së cilit iu pëlqye fjalimi nën kostumin improvizues të komisionerit të ri. Aureliano rrëfen për “Fjala” edhe qëndrimin e tij ndaj politikës aktuale.

“U vendosa në dijeni të konkursit që realizonte Bashkimi Europian, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Fillimisht, u stepa. Kërkohej një punim rigoroz në lidhje me fushën e inovacionit, me propozime  se si mund të zhvillohet në vendet e BE-së. Kësisoj, duke mos patur formimin e duhur, ishte i natyrshëm  ky reagim i imi. Megjithatë, mua nuk më pëlqen të tërhiqem. Kështu, ndërmora përsipër një studim të qenësishëm, për ta prezantuar më tej në Helsinki, Finlandë”-tregon Aureliano,  ky djalë i gjatë me sy të thellë dhe të vegjël, flokë të dendura të zeza dhe kaçurrela. Pamja e tij reflekton një karakter rebel, ndërsa gjuha e tij dëshmon vullnetin për të rifituar me çdo kusht gjuhën shqipe.

Aureliano është rikthyer në Shqipëri në vitin 2012. Për një kohë shumë të gjatë ka jetuar në Greqi, ku shumëçka ndryshon, ku inovacioni gëzon gjithashtu një zhvillim asimetrik. I lidhur ngushtë me vendin e origjinës, vendin alpin dhe të vogël, të quajtur Tropojë, familja e tij e shqyrtoi shtetin grek në ’94-ën si një habitat për një jetë më të mirë. Mirëpo, Aureliano mendon sot ndryshe, se ambiciet e tij mund të marrin formë dhe jetë në Shqipëri.

“Nuk mendoja kurrsesi se mund të rrëmbeja ndonjë çmim. Por, rezultoi se pikëpamjet e mia, të lidhura ngushtë me pjesëmarrjen e të rinjve në zhvillimin e inovacionit, u pëlqyen. Ajo çka propozova unë ka të bëjë me uljen e taksave të bizneseve të vogla dhe të mesme, për një periudhë të shkurtër kohore, derisa të përftohet një eksperiencë pune në treg, në mënyrë që të arrihet konkurrenca me bizneset e establishmentit. Pika e dytë ka të bëjë me kërkesat administrative, të cilat, për hir të së vërtetës, paraqiten të rënda për bizneset e reja. Po ashtu, u ndala edhe tek korniza kurrikulare e arsimit, duke propozuar shtimin e disa lëndëve që kanë të bëjnë posaçërisht për inovacionin”-thotë Aureliano.

I pyetur si e shikon mendësinë e vendit tonë karshi inoviacionit, Aureliano përgjigjet i prerë se shqiptarët gëzojnë karakteristikat e duhura personale për të patur sukses në këtë drejtim. “Unë besoj se populli shqiptar, dhe kjo nuk është një çështje krenarie kombëtare, ka një nevojë të madhe për t’u përballur me të panjohurën”-thotë ai, duke mos ngurruar të përmendë atë çka ai e cilëson problem. “Parimi i meritokracisë në tregun e punës, nuk ekziston fare në Shqipëri. Kjo bën që të mos flasësh dot për zhvillim ekonomik, standard demokratik, apo emancipim shoqëror. Jam tërësisht i vetëdijshëm se për të patur sukses në karrierë, medoemos që në funksion vendosen edhe lidhjet miqësore. Por, kur këto lidhje përdoren nga një person i paaftë, supozojmë për të fituar një post në administratën publike, është realisht shqetësuese.” 

Aureliano rrëfen ndër të tjera se synon në një të ardhme jo shumë të largët, aktivizimin në mjedisin akademik. “Kjo është një tjetër sfidë që më pret përpara. Padyshim, jam shumë entuziast pasi më ekzaltojnë shkëmbimet e ideve, kontaktet me njerëzit e rinj”-shprehet ai, teksa nuk përjashton edhe një angazhim të mundshëm në politikë, ndonëse këtë të fundit e sheh me pikëpyetje  të mëdha.

“Më vjen keq ta pranoj, por politikës sonë i mungojnë njerëz të zotë ,profesionistë në atë ç’ka thonë dhe bëjnë. Ndërkohë, rinia  nuk merret fare parasysh, ndryshe nga vendet e tjera. Mjafton të marr shembullin e Finlandës, që zgjodhi për kryeministre një 35-vjeçare”-thotë Aureliano, duke rrëfyer fill më tej se është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, me besimin se skena politike kërkon me patjetër një alternativë të re, një opsion ndryshe.

Bashkëbisedimi ynë po shkon drejt fundit, por Aureliano ka edhe diçka tjetër për të ndarë me ne, një tjetër pjesëmarrje të tijën ambicioze në një konkurs të zhvilluar po nga Bashkimi Europian, në New York.  Në shtator, ky djalë 25-vjeçar do të përfaqësojë sërish Shqipërinë, por për një tjetër çështje; ndryshimin klimatik.

Etiketa: Aureliano UlndreajBashkimi EuropianFinlandHelsinkiKomisioner i Bashkimit EuropianNew York

Të Lidhura

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

nga 27
15:32 | 16/05/2026
0

Autoritetet amerikane po hetojnë një seri sulmesh kibernetike ndaj sistemeve që monitorojnë rezervat e karburantit në pika të ndryshme furnizimi...

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

nga 27
15:04 | 16/05/2026
0

Nga dita e sotme, e shtunë 16 maj, të gjitha monopatinat elektrikë që qarkullojnë në rrugët e Italisë do të...

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

nga 27
13:40 | 16/05/2026
0

David Beckham ka hyrë zyrtarisht në histori si sportisti i parë britanik që arrin statusin e miliarderit, sipas listës më...

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

nga 27
13:34 | 16/05/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se qendrat për emigrantët në vende të treta, sipas modelit që Italia ka ngritur në...

Para
LDK dhe VV vazhdojnë bisedimet, zgjidhet “ngërçi” për postin e Kryeparlamentarit

LDK dhe VV vazhdojnë bisedimet, zgjidhet “ngërçi” për postin e Kryeparlamentarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

15:32 | 16/05/2026
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

15:04 | 16/05/2026
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026
“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

13:34 | 16/05/2026
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

13:28 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –
  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –
  • Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –
  • Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com