Pas auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit rezulton se është dhënë vetëm 1/3 e dëmeshpërblimeve për ish të përndjekurit politik.
Bazuar në këto rezultate kreu i KLSH-ës, Bujar Leskaj ka kërkuar nga qeveria ecjen me ritme më të shpejta në dhënien e dëmshpërblimeve për këtë kategori.
Leskaj tha se kjo kategori është konsideruar me prioritet nga qeveria Rama, por por nga një auditim prej 8 muajsh nga Kontrolli i Lartë i Shtetit rezulton se vetëm 1/3 e kësaj kategorie është dëmshpërblyer.
Gjithashtu, kreu i KLSH-ës bëri me dije se ndryshimet e shpeshta në ligj, zvarritja e një procesi të tillë ndikon negativisht në rehabilitimin moral dhe financiar të kësaj kategorie që vuajti më shumë pasojat e regjimin komunist.