Tifozët kuq e zi kanë pushtuar qytetin francez Marsejë, atje ku zhvillohet sot ndeshja mes kombëtares shqiptare dhe asaj franceze. Tifozët e shumtë kuq e zi e kanë pushtuar qytetin francez e po shpalosin në mënyra të ndryshme atmosferën kuq e zi në Francë.
Ka edhe VIP-a të veshur kuq e zi që po manifestojnë nëpër rrugës e qytetit francez, pak orë para ndeshjes. Fjala vjen pronari i Ora News, Ylli Ndroqi me bashkëshorten janë shfaqur në mes të tifozëve francezë të veshur me ngjyrat kuq e zi.