Athinë, “vritini qentë shqiptarë”, ja ç’ndodhi në protestën para ambasadës sonë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Athinë, “vritini qentë shqiptarë”, ja ç’ndodhi në protestën para ambasadës sonë (film)

15:10 | 29/10/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Çfarë ndodhi gjate protestave ekstremiste pranë ambasadës shqiptare në Athinë. Pas lajmit për vrasjen e minoritarit grek Konstantinos Kaçifas gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës nuk vonuan protestat.

Me dhjetëra banorë të kryeqytetit grek, të pranishmit në protestë kanë shprehur revoltën për vrasjen e Konstantinos Kaçifas, i cili në rrethana ende të paqarta qëlloi me plumba ndaj policisë shqiptare. Me flamuj grekë dhe flamujt ekstremistë të “Epirit të Veriut” në duar, protestuesit në Athinë bënë thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

“Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tanë në tokën greke”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit para ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Ndërsa në një tjetër thirrje ishte “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”. Sipas mediave greke, protestuesit kanë tentuar të futen më forcë në ambasadën shqiptare në Greqi, por Policia greke ka rrethuar godinën me forca të shumta sigurie.

Mediat fqinje raportojnë gjithashtu se janë bllokuar rrugët përreth ambasadës për arsye sigurie, ndërsa tonet e protestuesve janë shumë të ashpra në adresë të shqiptarëve. Krahas kësaj, mediat në Athinë raportojnë se në protestën para ambasadës shqiptare i pranishëm ishte edhe kryetari i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos.

Ngjarja në Bularat të Gjirokastrës ka shkaktuar trazira ndërmjet politikës së dy vendeve. Ndonëse ende në rrethana të paqarta, minoritari grek në Shqipëri, Konstantinos Kaçifas, ka qëlluar me breshëri ndaj forcave të policisë shqiptare, gjë që bëri të thirreshin në ndihmë forcat speciale nga Tirana.

Pas mbërritjes së forcave të repartit RENEA nga Tirana, u bë krehja e zonës ku kishte qëndruar minoritari grek. Gjatë këtij operacioni, sipas informacioneve të policisë shqiptare, është shkëmbyer sërish zjarr ndërmjet Konstantinos Kaçifas dhe forcave të RENEA-s, ku mbeti i vrarë minoritari grek.

Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla kanë shkaktuar protesta në Athinë, që shpeshherë janë shfrytëzuar nga ekstremi i djathtë grek për të thirrur urrejtje ndaj shqiptarëve. Pavarësisht ngjarjes, partitë politike që përfaqësojnë minoritetin grek në Shqipëri, si MEGA dhe PBDNJ, nuk kanë dhënë ende asnjë reagim mbi ngjarjen.

https://www.youtube.com/watch?v=3W6kic_fRd8

/www.javanews.al/

Etiketa: athineGreqipolicia greke

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Provat e Tahirit”, Edi Paloka: Skenar i paralajmëruar i Ramës

“Provat e Tahirit”, Edi Paloka: Skenar i paralajmëruar i Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD duhet të dëgjojë votuesit –

PD duhet të dëgjojë votuesit –

23:02 | 17/12/2025
Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

22:10 | 17/12/2025
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

21:52 | 17/12/2025
Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

21:46 | 17/12/2025
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

21:00 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –
  • PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –
  • Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –
  • Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –
  • SPAK provoi se zv/kryeministrja kërcënoi dëshmitaren –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com