Athina dhe grekët e Shqipërisë nuk e shohin Katsifasin si patriot – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Athina dhe grekët e Shqipërisë nuk e shohin Katsifasin si patriot

09:12 | 04/11/2019
në Opinion
0

Nga Mustafa Nano

Dje, ishte data 28 Tetor që është përvjetori i fillimit të luftës italo-greke në vitin 1940. Dhe grekët e përkujtojnë këtë ditë. Ka vite që e përkujtojnë edhe në Shqipëri, që ka qenë territori, ku u zhvilluan një pjesë e madhe e luftimeve. E ku një numër grekësh humbën jetën. Këta grekë meritojnë nderim e mirënjohje. Meritojnë nderim e mirënjohje edhe nga ne shqiptarët. Sepse luftuan dhe dhanë jetën kundër fashizmit, që në atë kohë ishte armiku i gjithë botës, dhe miku i ndonjë kolaboracionisti shqiptar që ka nënshkruar sulmin ndaj Greqisë nga pozicioni i kryeministrit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u bë komuniste. Pak më pas, u izolua krejt nga bota. Dhe kështu, për grekët që dhanë jetën në Shqipëri nuk u kujtua njeri. Por, pas rënies së komunizmit, kjo çështje ridoli në skenë në trajta të çuditshme. Grekët kërkuan që të rënët e tyre të nderoheshin, ashtu si e meritonin. Për këtë, nuk kërkuan që t’i merrnin eshtrat e të rënëve, e t’i nderonin në Greqi. Përkundrazi, kërkuan që të ngriheshin varreza në tokën shqiptare. Dhe autoritetet e këtushme nuk ua prishën. Varrezat u ngritën e po ngrihen. Dhe dihet tanimë se çfarë ka ndodhur. Eshtrat e të rënëve janë shndërruar në një yçkël më tepër në marrëdhëniet tona plot yçkla.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dhe kështu ndodhi ajo që shumëkush priste të ndodhte. Varrezat u shndërruan në një vend pelegrinazhi për patriotët grekë. Këta të fundit vijnë çdo vit më 28 tetor për të përkujtuar një ngjarje të tyre në tokën shqiptare. Dje, fjala vjen, festuan me pompë 79 vjetorin. 79 VJETORIN. Keni dëgjuar ju të festohet 79 vjetori? Nuk besoj. Robi pret edhe një vit, dreqi ta hajë, që të festojë 80 vjetorin. Dhe pastaj pret edhe dhjetë vjet të tjera, që të festojë 90 vjetorin. Edhe 5 vjet në daçi për të festuar 85 vjetorin. Por, jo 79 vjetorin! Mirëpo, duket se në Athinë e bëjnë me qejf këtë gjë. Madje, duket sikur u vjen inat që përvjetorët vijnë kaq rrallë, një herë në vit. Do kishin dashur që të vinin një herë në tri javë, apo njëherë në tre muaj. Dhe vijnë, siç e thashë, me një motivim nacionalist. Fjala e një zëvendësministri grek, i cili kishte ardhur me këtë rast, e demonstronte këtë gjë.

“Helenizmi është një dhe i pandarë; prandaj populli është munduar të luftojë për gjithçka që na bën helen”, tha ai. E kuptoni ju? Vjen i biri i botës të përkujtojë një ngjarje antifashiste dhe flet për helenizmin që duhet mbajtur gjallë. E çuditshme. Mistrece! Bulliste!

Unë gjithnjë mendoj se soji grek është në gjendje të bëjë gjëra më elegante e më të mençura sesa kaq, duhet thënë. Dhe duhet thënë se një gjest e bënë edhe dje, që përveçse ishte 79 vjetori i luftës italo-greke, ishte dhe përvjetori i ekzekutimit të Kacifasit.

Familjarët e këtij të fundit, ca nga dhembja, ca ngaqë kanë në kokë idenë fikse se grekët veç vuajnë në Shqipëri, kërkuan të fusnin në agjendën e festimeve edhe Kacifasin. Por, askush nuk eci asaj ane. Madje, edhe thirrjeve që synonin heroizimin e Kacifasit nuk iu përgjigj kush. Kjo do të thotë se Athina, por edhe shumica e grekëve të Shqipërisë, nuk e sheh Kacifasin si një patriot grek. Dhe kjo është një gjë e mirë. Me gjithë empatinë që mund të kemi për familjarët e Kacifasit, kjo është një gjë e mirë. Dhe kjo nuk duhet marrë si një gjë që nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Nuk është kështu. Po të kishin mendje të keqe, mund të kapeshin pas hetimit mbi vrasjen e tij që po zvarriten. Por, nuk e patën këtë mendje të keqe. Chapeau!

/abcnews.al/

Etiketa: AthinaAthina dhe grekët e Shqipërisë nuk e shohin Katsifasin si patriotchapeaugrekët e ShqipërisëMustafa Nanopatriotyçkla

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit për sot

Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com