Një makinë është gjendur e djegur në fshatin Frakull të Fierit, pas atentatit të shënuar mëngjesin e sotëm në Vlorë ku dyshohet se janë varrë dy persona.
Dyshohet se mjeti është përdorur nga autorët të cilët nuk janë identifikuar ende dhe pas atentatit janë larguar nga vendi i ngjarjes në përpjekje për të humbur gjurmët.
Policia ka blinduar zonën ku ka ndodhur vrasja e dyfishtë, konkretisht në fshatin Panaja, në afërsi të mbikalimit ku dy persona janë qëlluar me breshëri arme teksa po udhëtonin me makinë.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë më një atentat mafioz, ndërsa policia po punon për të identifikuar viktimat dhe autorët.
Kjo është vrasja e tretë e ndodhur brenda 24 orëve në vend ku dy u shënuan ditën e djeshme në Sarandë dhe në Elbasan.
Gijotina.com do t’iu mbajë të përditësuar lidhur me informacionet më të fundit për këtë ngjarje.